Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja do të vijojë karrierën te skuadra e Evertonit. Marrëveshja mes palëve u arrit ditën e fundit të merkatos, ndërsa sot ai është prezantuar nga klubi. “Blerja jonë më e re është këtu. Mirëseerdhe Armando Broja”, shkruhet në profilin e klubit anglez. Gjatë video së prezantimit Broja shfaqet i qeshur si dhe nuk harron të bëjë shqiponjën me dorë. Rikujtojmë që sulmuesi u huazua nga Çelsi me të drejtë blerje për 30 milionë euro.
View this post on Instagram