• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bufon, fjalë lamtumire: Dështuam të gjithë, duke nisur nga unë i pari

03/07/2024
Bufon, fjalë lamtumire: Dështuam të gjithë, duke nisur nga unë i pari

Ndonëse në Itali kjo është një praktikë pak e përhapur, dorëheqja duket se po qarkullon në mendjen e Xhanluixhi Bufonit. Eksperienca e tij të parë si drejtues ka rezultuar një dështim total, ndonëse në një event shumë të rëndësishëm për kombëtaren e Italisë, fatkeqësisht një nga paraqitjet më të dobëta të historisë së 4 herë kampionëve të botës.

Ish-portieri dhe kapiteni “Axurr”, i cili kishte rolin e shefit të delegacionit të përfaqësueses italiane, mesa duket ka vendosur që të marrë pak kohë për të vlerësuar rolin e tij, ndonëse burime pranë “Supermenit” nënvizojnë se dorëheqja duket vendimi që ai kërkon të ndërmarrë.

Arsyeja lidhet me një çështje nderi personal, kjo pasi Bufon është një nga personat më krenarë të futbollit dhe dështime si ai me Zvicrën nuk i kapërdin dot, por duke ia drejtuar gishtin edhe vetes për këtë aventurë të shëmtuar.

Me eksperiencën e tij ai mendonte se mund të kishte ndihmuar më shumë nga ana psikologjike grupin e futbollistëve, por fakti që reagime pati thuajse zero, ai mendon se ka dështuar në detyrën e tij dhe po mendon që të lirojë poltronën. Këtë e konfirmojnë shumë qartë edhe fjalët e tij, pak orë pas rikthimit të kombëtares nga Gjermania në Itali:

“Për rindërtimin e skuadrës do të duhet të flasin trajneri Spaleti dhe presidenti i federatës, ndërsa unë nga aspekti personal mund të them se pata ndërtuar një marrëdhënie të bukur me të gjithë lojtarët dhe me ta kam folur gjithmonë hapur.

U kam folur dhe tentuar t’u tregoj sesi mund të përmirësonim disa gjëra që ishin të dukshme se nuk shkonin, por mesa duket në fund ndoshta nuk e kam bërë siç duhet detyrën time.

Tani të qetësojmë pak mendjen, të vlerësojmë gjithçka dhe të provojmë të rinisim punën për t’u kualifikuar në Botëror, ku mungojmë prej 2 edicionesh radhazi. Ky është objektivi ynë minimal tani e në vazhdim, ndërsa për sa i përket Europianit, ishte një zhgënjim absolut, duke nisur nga unë i pari”, u shpreh Bufon.

Related Posts

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant
Kryesore

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?
Kryesore

Ku do të ‘arratisen’ shqiptarët për festa?

27/12/2025
“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!
Kryesore

“Më ndihmo me ca para, e kam gruan pa bukë në shtëpi”, kërkesa e Kadri Roshit nga shtrati i spitalit për Servet Pëllumbin!

27/12/2025
‘Gropa e zezë’ e Ujësjellësit të Gjirokastrës, ja sa është niveli i humbjeve
Kryesore

Vlora 48 orë pa ujë në çezma!

27/12/2025
E rëndë/ Vajza hidhet nga ballkoni pas sherrit me prindërit, thyen këmbët
Kryesore

Humbi jetën duke luajtur futboll, flet pronari i kalçetos: Nuk u godit fort me top…

27/12/2025
Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë
Kryesore

Sekuestrohen 179 fishekzjarre për festa, procedohet pronarja e një biznesi në Vlorë

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

Përkujdesja e Brikenës për Stenaldos ka qenë e gjitha një shtirje?

28/12/2025
Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

Edi Rama dhe Koço Kokëdhima pajtohen, darkojnë së bashku në restorant

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al