• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bujar Nishani: Mosnjohja e zgjedhjeve qëndrim i pasinqertë, Basha po fyen qytetarët dhe strukturat e PD

12/05/2021
Bujar Nishani: Mosnjohja e zgjedhjeve qëndrim i pasinqertë, Basha po fyen qytetarët dhe strukturat e PD

Qëndrimin e kryetarit të PD, Lulzim Basha për mosnjohjen e rezultatit të zgjedhjeve, Bujar Niashani e ka cilësuar si të pasinqertë. Në një lidhje Skype për MCN TV, Nishani tha se deklaratat për mosnjohjen e zgjedhjeve ndërkohë që do të hyjnë në parlament fyejnë strukturat e PD dhe opinionin publik.

“Kur nuk njeh rezultatin do të thotë që nuk njeh as institucionet e krijuara nga këto zgjedhje. Është një reagim i pasinqertë”, theksoi ish-presidenti.

Nishani, kryetari i PD, Lulzim Basha deklaroi sot se nuk do e njohë rezultatin e 25 prillit. Ku e çon ky vendim PD?

Është qëndrim i pasinqertë, është retorikë që fyen strukturat e PD dhe opinionin publik. Nëse do të refuzonte nuk do merrte pjesë në parlament, ai ka deklaruar se do të marrë pjesë në parlament. Mijëra qytetarë u angazhuan për të bërë ndryshimin dhe ti fyen inteligjencën, kur nuk njeh rezultatin do të thotë që nuk njeh as institucionet e krijuara nga këto zgjedhje. Është një reagim i pasinqertë.

Sot, kryetari juaj, u përgjigj edhe kërkesës që ju, anëtarë të tjerë të këshillit dhe ish zyrtarë kanë artikuluar, për dorëheqje të tij. Më lini ta citoj: Ne jemi një shtëpi e madhe. Gjithkush ka mendimet, kontributin, investimet, sakrificën, të mirat, të metat dhe gabimet e tij apo të saj. Këtu pa diskutim, bëj pjesë edhe unë”. Si ju duket kjo deklaratë? A ju mjafton?

Nuk kam ndërmend të bëj komente për deklaratat e tij sepse nuk kanë ndonjë vlerë të madhe. Pikëpamjet e mia janë të ndryshme nga të tij. 25 prilli tregoi se ai nuk e udhëhoqi PD drejt një shtëpie të madhe, por e ka mbajtur atë në një shtëpi të vogël.

Nishani, ju vetë keni komunikuar me Bashën pas zgjedhjeve? Po para tyre, ka patur një krisje? Ju, ndryshe nga Marku nuk ishit në listat e deputeteve? Ishte një zgjedhje e juaja?

Nuk është çështje raporti personal. Nëse do ta konsideroja në raporte personale do ishte gabim, raportin me PD nuk e kam ndërtuar në raporte personale me askënd. Nuk është një çështje ishe apo jo në lista, nuk është çështje karrigeje. Unë kam pasur karrige shumë më të madhe se ajo e deputetit apo se ajo që ka sot Basha. Shqipëria po vuan dhe në këtë kontekst për të ndryshuar Shqipërinë duhet të ndryshojmë PD dhe për të ndryshuar PD duhet një reformim dhe Basha duhet të hapë rrugën.

A do ketë një nismë për ndryshime në statut? Ligjërisht s’mund të ndodhë?

Riformatimi i statutit është kodi që do të garantojë proceset demokratike. Gjithçka vjen në kohën e duhur. Çështja e statutit është më e para dhe kjo duhet të bëhet nga persona të PD. Do kalojë koha dhe demokratët dhe qytetarët shqiptarë do të shikojnë që nëse nuk ndryshon PD do të jetë një dëm shumë i madh për PD dhe do të vijë duke u zvogëluar edhe më shumë se sa sot.

Ftesën e Ramës për PD, edhe për zgjedhjen e presidentit si e cilësoni?

Kjo është çështje e një diversioni të gjatë dhe Rama ka insistuar për këtë. Edhe vetë PD megjithëse ka kundërshtuar nuk ka qenë e hapur për këtë qëndrim. Nuk besoj se ka ndonjë mundësi të ndodhë sepse do ishte asgjësim. Kjo është një sjelle jo serioze e Ramës që dëmton imazhin e vendit. Parlamenti nuk e shkarkon dot presidentin. Kur të vijë momenti i rizgjedhjes së presidentit ata i kanë të gjitha masat për ta bërë, por se cili do të jetë qëndrimi i PD atëherë këtë nuk di ta them.

Related Posts

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!
Kryesore

Berisha: Lulzim Bashën nuk e zgjodha unë!

20/12/2025
Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë
Kryesore

Një tjetër grua ‘e pëson’ te blloqet e betonit në Vlorë

20/12/2025
Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy familjeve në Delvinë

20/12/2025
Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet
Kryesore

Park fotovoltaik në Bistricë, miratohet leje për 50 vjet

20/12/2025
Kryesore

Shpërndanin kokainë në shkolla, 12 të arrestuar në Greqi

20/12/2025
Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë
Kryesore

Po vijnë emigrantët, radhë kilometrike në Kakavijë

20/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

Alis flet pas fitores në Fest 64: Ende nuk më besohet

21/12/2025
“Nuk po mundem me pa”/ Klodi i hedh pije energjike në sy Labit

“Nuk po mundem me pa”/ Klodi i hedh pije energjike në sy Labit

21/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al