• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bujqësia, bum prodhimi në 2019. Për herë të parë, mbi 300 milionë euro eksporte

10/02/2020
Bujqësia, bum prodhimi në 2019. Për herë të parë, mbi 300 milionë euro eksporte

Bujqësia është shndërruar në një prej sektorëve me prodhimin më të lartë në vend, duke luajtur një rol vendimtar në rritjen e përgjithshme të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Të dhënat zyrtare tregojnë se në vitin 2019 Shqipëria eksportoi 36 miliardë lekë eksporte bujqësore, duke kaluar për herë kufirin e 300 milionë eurove.

Krahasuar me vitin 2018, vëllimi i eksporteve shqiptare është rritur me 9%.

Në harkun kohor të pesë viteve, eksportet bujqësore janë më shumë se dyfishuar, duke kaluar nga 140 milionë euro, në më shumë se 300 milionë.

Një rritje e tillë duket se është nxitur nga një numër politikash shtetërore, midis të cilave ajo e subvencioneve direkte të fermave prodhuese dhe eksportuese, financimi i agroturizmit, politika e rajonalizimit, ngritja e një zinxhiri pikash të grumbullimit dhe buxheti i rritur disa herë për vaditjen dhe kullimin.

Bujqësia dhe agroindustria janë dy nënsektorët me rritjen më të lartë të vitit, secili me mbi 11%.

Sa i përket produkteve specifike, një bum të jashtëzakonshëm njohu eksporti i zarzavateve, i rritur me 40% në harkun kohor të vetëm një viti, ndjekur nga pjepri dhe shalqiri (+21%), peshku i tharë dhe bimët medicinale, secili me mbi +8.

Një rritje të shkëlqyer ka arritur edhe sektori shqiptar i prodhimi të ujit mineral. Ujrat natyralë janë rritur me 31% ndërsa ujrat me sheqer me plot 57%.

Rritja e prodhimit ka bërë të mundur që vit pas viti, raporti midis eksport-importit të rritet në favor të të parit. Edhe pse Shqipëria vazhdon të jetë një vend importues, raporti është ngushtuar sërisht në 1:3.2.

Një tregues i tillë, deri në vitin 2014 ka qenë rreth 1 me 7. Pra për çdo lek produkt bujqësor të eksportuar, shpenzoheshin 7 lekë për të mbuluar nevojën me mallra importi.

Të dhënat e FAO, Organizatës Botërore të Ushqimit tregojnë se Shqipëria është shndërruar në një lider të padiskutueshëm rajonal në prodhimin e domates, kastravecit dhe shalqinjve e pjeprit.

Në këto produkte, Shqipëria ka një rendiment prodhimi dhe eksporti më të lartë se ai i të gjithë vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa përsa i përket domates, vendi pozicionet në top-10 e prodhuesve europianë.

Megjithatë, krahasuar me tokën bujqësore në dispozicion, Shqipëria kë një rendiment prodhimi shumë më të lartë se Italia dhe Spanja, liderët absolutë kontinentalë.

Top 10 i produkteve më të eksportuara shqiptarë, pas domateve, pjeprit, shalqinjve dhe kastravecit plotësohet nga ujrat mineralë dhe ata të gazuar, zarzavatet, agrumet, mollët dhe dardhat, bimët medicinale, lakër & lulelakër dhe zarzavate të konservuara.

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Leonora Jakupi reagon pas kritikave për analizat në Big Brother VIP Kosova

Leonora Jakupi reagon pas kritikave për analizat në Big Brother VIP Kosova

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al