Divjaka është një prej destinacioneve më të afërta për të kaluar një fundjavë në natyrë të qetë dhe në ajër të pastër. Kjo për vetë mundësitë që të jep parku që ka një shtrirje gjeografike të konsiderueshme. Moratoriumi i gjuetisë ka bërë të mundur që të rritet popullsia e shpendëve, por edhe numri turistëve që tërhiqen nga ky lloj turizmi.