Pritet që sot paradite të mbahet ceremonia per Kostandin Kacifasit, ekstremistit grek që u vra nga RENEA një vit më parë. Aktualisht situata në fshatin Bularat paraqitet e qetë. Forca të shumta policore ndodhen në Gjirokastër, por edhe në pjesë të tjera të Jugut të vendit, kryesisht në zonat kufitare. Nga Greqia kanë ardhur rreth 1800 shtetas grekë për të marrë pjesë në këtë ceremoni. 35-vjeçari Kostandinos Kacifas, mbeti i vrarë më 28 tetor 2018 gjatë një përplasje me armë me policinë shqiptare në fshatin Bularat.









