Ekstremistri grek i vrarë në Shqipëri, Konstandin Kacifas, është përcjellë për në banesën e fundit si hero. Nëq ceremoni mernin pjesë edhe deputetë shqiptarë, si ai i PBDNJ-shit, Vangjel Dule, apo deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo. Po kështu ishte i pranishëm ish-ministri Kosta Barka edhe Spiro Ksera, ish-ministri i dënuar për korrupsion dhe shpërdorim fondesh. Simpatizantë të Agimit të Artë bënë thirrje nacionaliste kundër shqiptarëve. Më pas për disa minuta ata bllokuan rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë.
©ArgjiroLajm.net