“Çfarë të drejtash i shkelet minoritetit grek këtu?”, ky është argument që parashtron avokati i njohur Spartak Ngjela në studion e emisionit “360 Gradë” teksa tematikë diskutimi ishin zhvillimet e fundit në përvjetorin e Katsifas në Bularat.
Ndërsa shprehet se “neve nuk jemi hajvanë që të na marrin nëpër këmbë”, për avokatin Ngjela familjarët e Katsifasit tentuan të provokojnë sërish me veprimet e tyre pak ditë më parë.
“ Jam i sigurt që ajo gruaja e thjeshtë, pa pasur mbështetje politike nga shteti grek, nuk e bën atë. Nuk ka kaq trima sa mendoni ju, jo. Edhe ai tjetri që erdhi dhe u vra. Ata rrinë rrinë dhe thonë të drejtat e minoritetit grek. Më thuaj cfarë të drejtash i shkelen minoritetit grek këtu? Ai i di korcarët grekë. Kur thotë që i janë shkelur të drejtat, thotë jepeni Korçës autonominë.
Nuk jemi ne kaq hajvanë sa të na marrin nëpër këmbë ata. Tani jemi të fortë. Nuk e kanë ata”, është shprehur ndër të tjera Ngjela.