• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Burimet e ujërave termale rrisin shpresat për turizëm shëndetësor në Shqipëri

26/07/2020
Burimet e ujërave termale rrisin shpresat për turizëm shëndetësor në Shqipëri

Tre burime natyrore që nxjerrin në sipërfaqe ujë me prezencë të lartë squfuri përdoren historikisht nga banorët e bashkisë që mori së fundmi emrin Dimal, por nevojiten investime për t’i vendosur ato në hartën e turizmit shëndetësor në vend.

Nga Erjola Azizolli

Në bashkinë e Urës Vajgurore në qarkun e Beratit, e cila mori së fundmi emrin Dimal me vendim të Këshillit Bashkiak, një lagje që dikur njihej me emrin “Qelbësirë” për shkak të erës së rëndë squfurit, ofron sot shpresa për zhvillimin e turizmit shëndetësor.

Falë kodrave me përbërje gëlqerore dhe ujërave termale që burojnë pranë bregut të lumit Osum, zona ka nisur të frekuentohet në fillim të korrikut nga vizitorë të shumtë.

“Vijmë çdo vit gjatë verës, se gruaja vuan nga variçet dhe uji termal i bën mirë, e ka parë dhe mjeku përmirësimin falë këtij uji,” thotë Konstandin Kërri, pensionist dhe banor i zonës.

Së bashku me gruan, Kërri ka vendour një çadër plazhi dhe pasi lahen në vend-burimet me ujë termal, qëndrojnë në diell për të marrë rreze në breg të lumit, ndonëse zona nuk është shumë e pastër dhe nuk mungojnë edhe mbeturinat.

“Uji që del nga natyra është kurativ, ka shumë squfur, ndaj dhe vijmë këtu prej vitesh, por këtë vit për shkak të koronavirusit, kemi frikë të udhëtojnë drejt detit, se jemi me sëmundje të tjera dhe plazhin po e bëjmë këtu,” shtoi i moshuari.

Për shkak të aktivitetit të nxjerrjes dhe përpunimit të gurit, prezenca e pluhurit është mjaft e madhe në zonë. Pas një kthese të vogël, rruga çon në breg të lumit, ku hapësira kodrinore e gjelbëruar me pemë dhe shkurre, është zona që mbledh jo vetëm banorët e bashkisë, por edhe ata të ardhur nga Kuçova, Berati e më gjerë.

“Këto ujëra termale janë të njohura për ne banorët e zonës, nga gjyshërit, nga të parët tanë, pasi ato janë përmendur që në “Kohën e Zogut”, i referohet Fadil Kora, banor i zonës, periudhës kur janë bërë të njohura burimet termale.

“Kur ishim të vegjël ne laheshim në ujërat termale, pasi na mësonin më të rriturit që bënin mirë për puçrat e moshës dhe vërtet që uji me përmbajtje squfuri bënte mirë,” kujton 63 vjeçari.

Në bregun e lumit sot ndodhen tre vend-burime me ujë, ku prezenca e squfurit ndjehet lehtësisht sapo shkel në zonë. Këtu fëmijë dhe të rritur freskohen në ujë, duke besuar në kurimin e mjaft sëmundjeve, besim i cili kalon brez pas brezi.

“Mbaj mend që nga vitet 1974-1978, kur kam qenë në gjimnaz, çdo verë laheshim në lumë, ndërsa kush kishte probleme me lëkurën, me veshkat, apo sëmundjet e reomatizmës, laheshin në ujërat e burimit dhe rezultatet ishin shumë të mira,” kujton Kora.

Edhe mjeku patolog, Ibrahim Sado thotë se burimet kurative janë frekuentuar që herët.

“Banorët e zonës për sëmundjet reomatizmale, apo për sëmundje të lëkurës, frekuentonin vend-burimet natyrore dhe unë kam konstatuar përmirësime tek pacientët,” tha Sado, sot pensionist, që vazhdon të ndjekë me interes lajmet që lidhen me llixhat.

“Kam dëgjuar që bashkia po punon për t’i afruar llixhat me njerëzit dhe kjo është gjë e mirë, sepse ato janë natyrore si burime, kanë prezencë squfuri dhe ajo është e dukshme, ndonëse nuk ka pasur studime specifike,” tha Sado përmes një bisede telefonike.

Bashkia e Urës Vajgurore synon që këto vend-burime të jenë një mundësi më tepër për zhvillimin e turizmit, pasi zona është hyrja drejt qytetit muze të Beratit.

“Investimi në infrastrukturë për t’i bërë më të aksesueshme për banorët dhe vizitorët, është ajo çfarë synon bashkia për t’i rikthyer llixhave shkëlqimin që kanë pasur vite më parë,” tha Bashkia përmes një përgjigjeje me email.

Mihal Bardhi, një pensionist shumë aktiv në jetën e qytezës thotë se për të vazhduar traditën nevojiten investime.

“Kanë qenë pesë burime të tilla, çdo vit vinin qindra njerëz laheshin në to, por dy janë tharë dhe kanë ngelur vetëm tre të tilla, për të cilat duhet investime për t’i mirëmbajtur dhe më pas për t’i bërë të përdorshme, duke bërë vaska, sepse ato janë shumë kurative, por duan kujdesje dhe promovim,” tha Bardhi për BIRN.

Në lidhje me promovimin e tyre, Bashkia e Urës Vajgurore bën me dije se është duke punuar fort për të arritur që t’i bëjë të njohura edhe më gjerë se qarku.

“Bashkia po punon për t’i bërë më të njohura për turistët vendas apo të huaj, pasi i shikon si një mundësi mjaft të mirë për ti dhënë një shtysë zhvillimit të biznesit të zonës”, thane zyrtarë të Bashkisë.

Vendburimet termale këshillohen edhe nga mjekët e zonës, të cilët kanë vëzhguar vetitë kurative të ujërave.

“Kam parë raste që kanë sjellë përmirësime të ndjeshme në lëkurë tek aknet e moshës së adoleshencës, apo sëmundje të tjera të lëkurës. Kam parë raste mjaft të ndjeshme tek sëmundjet varikoze,si në qetësim e dhimbjeve apo në përmisimin e gjendjes së venave, tek kjo patologji,” tha mjeku patolog, Ilir Komini, që punon në këtë zonë prej pesë vitesh.

E veçanta e këtyre burimeve natyrore është uji i ftohtë që buron nga toka, mjaft i pastër, me prezencë squfuri mjaft të lartë dhe që në zonë krijon një baltë të bardhë, që gjithashtu mendohet që është kurative.

“Vetitë kurative të llixhave mjekësia i njeh dhe i përkrah. Unë vetë personalisht kam parë raste pozitive kurimi nga ujërat termale të kësaj zone, për të cilat për fat të keq nuk kanë pasur studime, ndaj ajo çfarë nevojitet është studimi profesional dhe më pas vëmendje institucionale,” shton mjeku Komini.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

Cristiano Ronaldo investon në privatësi, klubi ekskluziv që ndalon telefonat dhe rrjetet sociale

18/12/2025
Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

Conference League/ Humbje të ëmbla për skuadrat shqiptare, Shkëndija dhe Drita në Play Off (Video)

18/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al