Janë zbardhur të tjera detaje nga krimi i rëndë që tronditi sot në mbrëmje Fierin, ku një 31-vjeçar vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij.
Mesohet se shtetasi Elton Metaj kishte shkuar për tu sqaruar me ish-gruan e tij Sabrina Benga, në banesën e prindërve të viktimës.
Ditët e fundit ai po i lutej vazhdimisht ish-bashkëshortes që të riktheheshin bashkë, por ajo nuk kishte pranuar. Sot ai ka shkuar për të diskutuar në banesën e ish-vjehrrit. Por duket se debati verbal me ish-gruan ka degjeneruar në fyerje, dhe mandej në vrasje.
Elton Metaj njihej si një person problematik, dhe ishte një emër i njohur për policinë. Para një viti ai kishte kërcënuar familjen e ish-vjehrrit, vepër për të cilën kishte bërë burg. Një vit më parë, pasi ishte arrestuar nga policia Elton Metaj kishte kërcënuar se do vriste veten.
NJOFTIMI
Rreth orës 22:50, në fshatin Zhupan, shtetasi E. M. (B)., 31 vjeç, në banesën e ish-vjehrrit, ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij, shtetasen S. B.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po punojnë për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e 31-vjeçarit.









