• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bushati: Bllokimi i Greqisë i justifikuar. Beleri i burgosur politik i Ramës

16/11/2023
Bushati: Bllokimi i Greqisë i justifikuar. Beleri i burgosur politik i Ramës

Analisti Andi Bushati, ka folur për bllokadën e Greqisë ndaj Shqipërisë, lidhur me hapjen e pesë kapitujve të parë të negociatave, duke mos pranuar të firmosë një letër formale, e cila shërben si ftesë për nisjen konkrete të negociatave, për shkak të burgosjes së Fredi Belerit.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Bushati tha se Beleri është një i burgosur politik, për shkak se kryeministri Rama kërkon “të rrëmbejë ato troje që kanë mbetur në jug, pa asnjë pengesë”.

Bushati tha se veto e Greqisë, është e justifikuar, pasi tregon se nuk kemi sistem të pavarur të drejtësisë.

“Gjithmone Greqia, jo vetëm me ne, por edhe me Maqedoninë e Veriut, ka treguar në politikën e jashtme një lloj nacionalizmi primitiv. Këtu ësthë sport popullor të godasësh Greqinë dhe Serbinë. Por të merremi me problemin.

A i kemi dhënë ne shkak Athinës për t’u sjellë kështu? Edi Rama tha “po ngelëm për Belerin, kurrë mos hyfshim në BE”.

I njëjti kryeministër ka përshëndetur me një zjarr të madh Maqedoninë, që ndërroi emrin, flamurin, simbolet, pra sakrifikoi nga sovraniteti i vet për të hyrë në BE. I njëjti Edi Ramë i thotë Kosovës, prano një “Republikë Srpska” vetëm për integrimin. Kur vjen puna për Shqipërinë, thotë “për një Beler mo, kurrë mos hyfshim në BE”.

Çështja Beleri nuk është në thelb, si e shfrytëzon Greqia një çështje minoriteti apo të drejtash njeriu, por është çështje e rrëmbimi të tokave të jugut. Beleri është i burgosur politik, sepse Rama do të rrëmbejë ato troje që kanë mbetur në jug, pa asnjë pengesë.

Kjo shpjegon që Beleri për herë të parë në Shqipëri, u burgos pas një fushate idioteske të kryeministrit. U arrestua nga një provokim i policisë politike, që i ngriti kurth sipas porosisë së kryeministrit.

Nëse ne hapim me BE-në kapituj ku do të shqyrtohet drejtësia dhe gjyqësori, një vend normal do të vinte pengesë për këtë lloj drejtësie?

Edhe sikur Athina të mos kishte këto interesa të mbrapshta, veto është e justifikuar, sepse rasti Beleri është rast tipik që tregon që ne nuk kemi drejtësi”, tha ndër të tjera Bushati.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al