• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Butrinti me koncension, deputetja e Sarandës: Ligj me porosi, SPAK të hetojë

30/11/2023
Butrinti me koncension, deputetja e Sarandës: Ligj me porosi, SPAK të hetojë

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar në lidhje me koncesionin e Butrintit, për të cilën do të shprehet nesër Gjykata Kushtetuese.

Zhupa tha se ligjet me porosi si ky janë shqetësim për DASH-in dhe kompetencë hetimi për SPAK-un. Mes të tjerash demokratja parashtron 4 pyetje, të cilave sipas saj qeveria nuk i është përgjigjur.

DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETJA E PD, INA ZHUPA

Siç kemi bërë transparencë do vazhdojmë duke publikuar qëndrimet e qeverisë për koncensionit e Butrintit gjatë gjykimit kushtetues. Qeveria ka refuzuar pyetjet dhe shpjegimet e informacionet në mënyrë të hapur dhe duke anashkaluar edhe nëpërkëmbur autoritetin e Gjykatës Kushtetuese dhe vetë procesin e gjykimit kushtetues.

Siç ne e kemi evidentuar para Gjykatës me rëndësi është edhe procesi si është paracaktuar kush do marri koncesionin, arsyet pse u shkua në këtë formë koncensionare, privilegjet dhe ligji me porosi për AADF dhe uzurpimi i kompetencave shtetërore nga subjekte private me mbrojtje te veçantë, duke shkelur kështu kushtetutën e vendit. 4 nga pyetjet e tjera që refuzon qeveria të përgjigjet:

1 A jeni Ju në dijeni si Këshilli i Ministrave që është bërë një plan menaxhimi nga Giora Solar për Butrintin dhe pse nuk është pranuar ky plan qe eshte paguar?

Sqarojmë se publikun ky plan u pagua nga AADF dhe nuk u pranua te publikohej dhe u zhduk po nga AADF sepse nuk parashikonte forme koncensionare për Butrintin sic ishte interesi i AADF.

Si e ka arsyetuar Këshilli i Ministrave mungesen e parashikimit të garancive konkrete dhe masave reale ndëshkuese ne rast të shkeljes së marrëveshjes nga AADF, ju citoj nenin 31 të marrëveshjes: Palët bien dakord që AADF gëzon imunitet dhe të drejta që parashikohen nga marrëveshja ekonomike dy palëshe.

Në rast se do të kryenim veprime në kundërshtim me marrëveshjen, a do t`i shmangin ata përgjegjësitë referuar kësaj dispozite që Ju i keni vendosur në marrëveshje?

Në dijeninë tuaj a ka ndonjë projekt të USAID-it për Butrintin?

Koncepti i “turizmit kulturor” është vjega apo hapësira juridike [bazuar në Aktin e Transferimit AAEF-AADF të sjellë nga KM] që është përdorur nga AADF-ja deri tani për ndërhyrjet në “trashëgiminë kulturore” në Shqipëri, si në Butrint, por edhe në Liqenin e Ohrit, në Amfiteatrin e Durrësit, etj. A pajtoheni me pohimin se koncepti i “turizmit kulturor” është krejt i ndryshëm nga “trashëgimia kulturore” dhe se “turizmi kulturor” nuk gëzon mbrojtje dhe as nuk parashikohet në Kushtetutën e Shqipërisë?

Këshilli i Ministrave refuzoi të përgjigjej me shkresë. Refuzimi për këto përgjigje tregon qartësisht se:

A)kemi të bëjmë me një ligj me porosi, i ngjashëm me ligjin Fusha për teatrin, me ndryshimin që Ligji AADF për Butrintin është edhe me i rrezikshëm për shkak të gërmimeve dhe historisë që lidhet me Butrintin.

B) nuk argumentojnë dot pse trajtohet me mbrojtje te vecante AADF në rast se shkel interesat qe lidhen me integritetin, gjetjet, ruajtjen, mirëmenaxhimin e Butrintit .

C) Se qëllimisht ngatërrojnë turizmin kulturor me trashëgiminë kulturore. E para lidhet me fushën private dhe e dyta me fushën publike dhe prerogative të shtetit dhe e mbrojtur nga kushtetuta.

D)Se nuk është kërkuar as nga USAID, as nga institucione të tjera si vete UNESCO, etj apo as fondacioneve të tjera që japin donacione apo ndihmë për Butrintin nëse qeveria po kërkonte donator për 5 milion usd.
Ky refuzim qartëson Gjykatën Kushtetuese dhe opinionin publik se shteti shqiptar ka bere nje ligj me porosi, duke vene ne rol dytesor interesat shtetetor dhe interesin publik dhe duke u vene ne dispozicion te nje privati te paracaktuar qe jo rastesisht ben kuadrin ligjor vete, ben planin e menaxhimit vete edhe merr pasurine boterore unesco po vete.

Ligje të kësaj natyre që rregullojnë marrëdhënien vetëm midis ty palëve (shtetit dhe koncesionarit) janë tashmë në vëmendjen e Departamentit Amerikan të Shtetit dhe të organizatave ndërkombëtare, ashtu sikundër procedura e ndjekur e projektidesë, propozimit, draftimit dhe mënyra se si u arrit deri tek nënshkrimi i marrëveshjes së administrimit të Butrintit dhe miratimi i saj me ligj hyn dhe në kompetencën e hetimit dhe gjykimit prej strukturës së Posaçme SPAK.

Transparency International shprehet se problemi i korrupsionit në Shqipëri janë ato çështje që hyjnë te korrupsioni legjislativ, pra i ligjeve me porosi.

“Ligjet e bëra enkas për një ose disa persona/subjekte, që vulosin dhe legjitimojnë privatizimin e institucioneve dhe burimeve publike duke e bërë atë të ligjshëm – shkruan TI për Shqipërinë në Raportin për “Kapjen e Shtetit, State Capture”. Ndaj Gjykata Kushtetuese ka shansin historik me Butrintin që përveçse ti shërbej zbatimit të kushtetutës dhe mbrojtjes së trashëgimisë tonë kombëtare, edhe të rrëzoj modelin e ligjeve me porosi, që shkatërrojnë shtetin e të drejtës dhe parimet kushtetuese dhe demokratike.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë

Janari i Partizanit, axhendë sfiduese për të kuqtë e Kërnajës

29/12/2025
Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

Probleme shëndetësore për trajnerin e Lazios, operohet Sarri

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al