• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Buxheti 2022, pensionet do të rriten 600 lekë, pagat maksimumi 4700 lekë

29/10/2021
Rriten pensionet për personat që kanë lënë punën në vitet ’94-’96

Arsimtarët, bluzat e bardha dhe policët do të përfitojnë rritje të pagave vitin e ardhshëm. Referuar projektbuxhetit 2022, fondi vjetor për rritjen e pagave është 2.4 miliardë, rreth 19.6 milionë euro dhe parashikon rritje këto kategori në masën 6% mbi pagën e funksionit.

Por, sa rritet konkretisht në vlerë paga për këto punonjës të arsimit, shëndetësisë e mbrojtjes?

Një mjek aktualisht ka një pagë për funksion në nivel mesatar 79.8 mijë lekë dhe me shtesën prej 6% paga e tij vitin e ardhshëm rritet me 4 700 lekë, duke u bërë 84.5 mijë lekë.

Kurse për infermierët që kanë një pagë funksion prej 51.8 mijë lekë në 2021, vitin tjetër paga e tyre do të rritet me 1 600 lekë, duke arritur në 53.4 mijë lekë.

Ndërsa për arsimtarët që kanë një pagë mesatare prej 72 mijë lekë aktualisht, do të paguhen vitin e ardhshëm 76.3 mijë lekë, pra paga e tyre do të rritet me 4 300 lekë.

Ndër të tjera, pagat e punonjësve të burgjeve pritet të rriten për t’u barazuar me ato të Policisë së Shtetit, teksa këto të fundit që ushtrojnë veprimtarinë jashtë vendlindjes së tyre do të përfitojnë bonos gjatë vitit të ardhshëm.

Paralelisht, në projektbuxhetin 2022 qeveria parashikon edhe indeksimin e përvitshëm të pensioneve duke vënë në dispozicion një fond prej 2.6 miliardë lekë, rreth 21.2 milionë euro.

Duke marrë si referencë pensionin mesatar të pleqërisë në qytet dhe indeksin prej 2.7% të këtij viti, çdo pensionist në zonat urbane do të përfitojë indeksim pensioni 600 lekë të reja, teksa për pensionistët në zonat rurala që kanë një pension mesatar prej 9.2 mijë lekë shtesa e pensionit është rreth 250 lekë të reja.

Ndërsa qeveria e ka përcaktuar qartë në draft se pensionistët do të përfitojnë vitin e ardhshëm edhe bonusin e fundvitit dhe për këtë qëllim është ndarë një fond nga buxheti prej 28.5 milionë euro apo 3.5 miliardë lekë, ku çdo pensionist do të shpërblehet me 5 mijë lekë të reja.

Pensionistët do të përfitojnë bonusin edhe këtë vit, por ende Financat nuk kanë përcaktuar se sa do të jetë Fondi që do të alokohet, gjë e cila pritet të përcaktohet në rishikimin e fundit të buxhetit me akt normativ. Një vit më parë, bonusin e fundvitit prej 5 mijë lekë e përfituan në total mbi 688 mijë pensionistë./ Tch

Related Posts

Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025
Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve
Kryesore

Turqia i dhuroi Shqipërisë avion qeveritar, zbardhet marrëveshja mes dy vendeve

26/12/2025
Çfarë po ndodh me e-Albania?
Kryesore

Çfarë po ndodh me e-Albania?

26/12/2025
Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani
Kryesore

Shqiptarët, aplikuesit kryesorë për bashkimet familjare në Gjermani

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dhuna ndaj Shpat Kasapit, reagon edhe ish-bashkëshortja e tij

Një muaj pa Shpat Kasapin: Selvija kujton bashkëshortin me një dedikim prekës

26/12/2025

Kjo banore lë sonte shtëpinë e “BBVK”!

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al