• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bylisi para Kupës, problemi kryesor mbetet porta

08/01/2026
Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote

Ballshiotët janë duke u përgatitur për sfidën me Laçin, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Shqipërisë, të cilën e luajtën të shtunën në orën 13:00, në “Adush Muçaj”. Në këtë duel, trajneri Mirel Josa bashkë me stafin e tij do të aktivizojë lojtarët më në formë dhe pritet që të hedhë në fushë tërë titullarët. Mallakastriotët janë duke e vlerësuar duelin e Kupës së Shqipërisë, për më tepër që është prezantimi i parë në shtëpinë e tyre për Vitin 2026, në sytë e tifozëve, por edhe për atë se ky tur luhet me një ndeshje dhe synohet kalimi më tej në këtë kompeticion.

Nga ana tjetër, trajneri Josa dhe stafi kërkojnë që këtë duel ta shfrytëzojë, pasi e shohin edhe si një test para sfidës me Tiranën në kampionat, ndeshja e parë zyrtare e Superiores për Vitin 2026, por edhe e para e fazës së tretë. Mallakastriotët kanë vetëm një dilemë, atë të portës, por duket se e kanë të zgjidhur, pasi titullar në Kupën e Shqipërisë do të jetë njeriu i shtëpisë, portieri 22-vjeçar Renato Beqaj, pasi Vashu është i pezulluar, duke qenë se plotësoi katër kartonët.

Eksperienca Beqajt nuk mungon, pasi prej pesë sezonesh është pjesë e Bylisit, por ka provuar që të jetë titullarë, si në Kategorinë e Parë, ashtu edhe në Superiore, kur luajti në edicionin e shkuar afro gjysmë sezoni. Ndaj edhe në sfidën me kurbinasit, ai do të mbrojë portën mallakastriote, ndërsa portieri që ka veshur edhe fanellën e Shpresave U-21, do të synojë pse jo edhe një vend titullari duke tentuar që të mbajë portën e kyçur në këto dy sfidat e para të këtij viti, që janë si një “provim” edhe për të. Sot, mallakastriotët pritet që të kryejnë edhe një test kontrolli, ndërsa Josa do të vendosë edhe për lojtarët të cilët do të hedhë në fushë ndaj kurbinasve, pas tri ditëve.

Atmosfera duket optimistë, madje nuk mungon as prania e fansave vendas, kureshtarë për të parë ndonjë afrim të ri në skuadrën e tyre, në kuadër të merkatos dhe në prag të fazës së dytë. Presidenca mallakastriote është vënë në lëvizje prej kohësh, për përforcime, në mbrojtje, mesfushë e sulm, por varet edhe nga alternativat që do të ofrojë tregu këtë periudhë.

Gjithsesi, në pjesën e parë të arës, mallakastriotët treguan se kanë një grup mjaft solid, ku spikasin lojtarët me eksperiencë, por edhe të rinjtë e talentuar që mbajtën jo pak peshë dhe ditën të marrin rezultatet pozitive brenda dhe jashtë fushe. Gjysma e mbetur e garës, është një finale e gjitha për mallakastriotët, të cilët kanë synime të qarta në kampionat dhe Kupën e Shqipërisë. Madje, luajnë në shtëpi tri sfida radhazi me Tiranën, Flamurtarin dhe Egnatian dhe kanë shansin që të largohen nga “zona e ftohtë” për të mos rrezikuar mbijetesën.

Related Posts

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani
Sport

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani

09/01/2026
Virtualisht kampion dimri, statistikat e fazës së parë “ngrohin” Chivu-n
Sport

Virtualisht kampion dimri, statistikat e fazës së parë “ngrohin” Chivu-n

09/01/2026
“Objektiv ishte finalja”, Alonso feston pas suksesit në derbi, Simone “driblon” temën Vinicius: Nuk mbaj mend asgjë (VIDEO)
Sport

“Objektiv ishte finalja”, Alonso feston pas suksesit në derbi, Simone “driblon” temën Vinicius: Nuk mbaj mend asgjë (VIDEO)

09/01/2026
Spektakël në Kuvajt, PSG fiton Superkupën, dominim total në Francë (VIDEO)
Sport

Spektakël në Kuvajt, PSG fiton Superkupën, dominim total në Francë (VIDEO)

09/01/2026
FOTO/ “Dramë” në “San Siro”, Genoa ndal Milan, feston edhe Inter, Allegri: Më vjen keq, nuk ishim të qetë (VIDEO)

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani

ZYRTARE/ Ibrahimi “tradhton” Tiranën, prezantohet te Partizani

09/01/2026
Anjeza Shahini reagon fuqishëm në mbrojtje të Mirit: Etiketimet janë kriminale, Big Brother nuk është gjyq publik

Anjeza Shahini reagon fuqishëm në mbrojtje të Mirit: Etiketimet janë kriminale, Big Brother nuk është gjyq publik

09/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al