Duke diskutuar në Euronews për bllokimin tjetër që Greqia i bëri Shqipërisë në BE, gazetari dhe analisti Arian Çani tha se vendi ynë do të ketë pasoja nga arrestimi i Fredi Belerit. Sipas Çanit, “Shqipëria do ta hajë sa krahu nga Greqia” ndonëse për momentin tha ai, Edi Rama është i fortë sepse ka në krah Italinë dhe as Franca apo Gjermania s’i kanë dalë kundër për çështjen Beleri. Më poshtë video e plotë e debatit gjatë emisionit të Erla Mëhillit. ©Argjiroja.net