Kancelarja Angela Merkel është pritur me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave. Por ajo që bëri përshtypje, ishte fakti se Merkel dhe Rama i dëgjuan himnet përkatëse ulur në karrige. Nuk dihet përse është zgjedhur kjo metodë e pazakontë për takime të tilla, por raportohet se Angela Merke, ka kërkuar karrige për arsye shëndetësore, pasi për të nderuar këtë moment nuk mund të qëndronte gjatë në këmbë.