• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ceremonia te “Muri i Kujtesës”, Çuçi: Saimir Hoxha, një tjetër motiv që Policia e Shtetit të vijojë të luftojë me kurajo krimin

30/09/2021
Ceremonia te “Muri i Kujtesës”, Çuçi: Saimir Hoxha, një tjetër motiv që Policia e Shtetit të vijojë të luftojë me kurajo krimin

“Saimir Hoxha është një tjetër motiv që ju, punonjës të Policisë së Shtetit, të vijoni të luftoni me kurajo krimin”. Kështu shprehet ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një shënim në faqen e tij në Facebook pas ceremonisë për vendosjen në “Murin e Kujtesës” të yllit të oficerit të policisë të rënë në krye të detyrës. Çuçi inkurajon më tej trupën e Policisë së Shtetit të vijojë punën në përballjen me paligjshmërinë duke theksuar se s’ka rrugë tjetër përveçse në këtë përballje të jemi ne fitimtarë.

Më poshtë mesazhi i tij i plotë.

Nuk ishte dashur që “Murit të Kujtesës” këtu në Ministrinë e Brendshme t’i shtohej sot një yll tjetër. Të them ishte e tepërt, mbase është pak. Sot nderuam njeriun që njësoj si 224 kolegët e tij të rënë ndër vite në krye të detyrës, dorëzoi jetën për sigurinë, për ëndrrat dhe të ardhmen tonë të përbashkët. E di se çfarëdo nderimi që t’i bëjmë Saimir Hoxhës, me siguri që nuk është i mjaftueshëm për të zbutur zemrën e bërë gur të familjes, të të afërmve të tij, miqve dhe kolegëve që punuan me të në Policinë e Shtetit. Saimir Hoxha është një tjetër simbol i sakrificës më të lartë që mund të bëjë një punonjës i Policisë së Shtetit. Ai e pagoi shtrenjtë detyrën, i dha atë që s’ka çmim; jetën. Prandaj ne përulemi me mirënjohjen më të lartë para tij. Saimir Hoxha është një tjetër motiv që ju, punonjës të Policisë së Shtetit, të vijoni të luftoni me kurajo krimin. Nuk jeni vetëm në këtë luftë të vazhdueshme për të përmbushur me sukses këtë detyrë të lartë që keni marrë përsipër të kryeni. Keni mbështetjen e familjeve shqiptare, keni mbështjen tonë absolute dhe forcën që ju jep ligji. Me kokën lart dhe besimin brenda vetes se nuk ka rrugë tjetër përveçse të jemi ne fitimtarë në këtë përballje, le të punojmë për një Shqipëri më të sigurt për fëmijët tanë, për të ardhmen e përbashkët të Atdheut tonë.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025
“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu
Kryesore

“Hapen burgjet”, Ministri i Drejtësisë njofton amnisti penale, kategoritë që përfitojnë dhe numri i atyre që lirohen nga burgu

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al