• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë fshihet pas hezitimit së Roland Bejkos për të pranuar koalicionin PD-LSI në Gjirokastër

12/03/2018
Çfarë fshihet pas hezitimit së Roland Bejkos për të pranuar koalicionin PD-LSI në Gjirokastër

Sot në Gjirokastër u regjistrua akti i dytë aleancës PD-LSI. Me shumicë votash këto dy parti shkarkuan kryetarin e këshillit, Roland Karalli, i cili ishte përfaqësues i PS-së, ndërsa zgjodhën në vend të tij, Mimoza Çomon, ish-prefekte dhe ish kandidate për deputete e PD-së. Por ajo që vihet re, sidomos nga reagimet e kryetarit të PD, Roland Bejko, ka një këmbëngulje të tij për të mos lënë të kuptohet se ka marrëveshje me LSI-në.

“Vlen të sqarojmë opinionin publik se kjo lëvizje sot në Këshill nuk ishte pasojë e një marrëveshjeje politike PD -LSI pasi nuk egziston një e tillë, por ishte rezultante e një luajaliteti llogjik për shkak se me daljen e LSI në opozitë, rrugët e tyre me PS u ndanë, dhe kualicioni mbaroi së funksionuari. Të gjendur në opozitë PD dhe LSI vetvetiu PS e kanë një kundërshtar të qartë dhe të vetëm politik. Pra në këtë rrugëtim opozitar piktakimet midis nesh janë të pashmangshme. Njëra prej tyre ishte edhe kjo e sotmja në Këshillin e Bashkisë Gjirokastër”, thotë Bejko.

Javën e shkuar ArgjiroLajm.net publikoi lajmin se Zamira Rami emëroi si administrator të Lazaratit, Benard Pollon, kreun e PD Lazarat. Sërish Roland Bejko nxitoi të sqaronte se ai ishte thjesht një emërim personal dhe se s’ka asnjë marrëveshje me LSI-në. Edhe pse ngjan absurde se si një parti tjetër (LSI në këtë rast) mund të të marrë kryetarin e partisë tënde (Benard Pollon) dhe ta emërojë aty ku ajo do. Por përse gjjithë ky siklet apo ‘frikë’ për të pranuar aleancën PD-LSI? Emërimi i Benard Pollos, zgjedhja e Mimoza Çomos dhe gjithë qasja e re e PD-së në Gjirokastër ndaj Zamira Ramit janë hapur një aleancë mes të dy forcave. Sigurisht që këtu s’ka asnjë mëkat, pse dy forca bëhen bashkë me njëra-tjetrën, ndonëse bashkëpunimet në Shqipëri nuk bëhen mbi baza programore apo qasje ideologjike, por thjesht për ndarjen e ‘tepsisë’ së pushtetit. Atëherë pse nguron Roland Bejko dhe PD-ja ta pranojnë aleancën me LSI-në? Lepuri fle gjetkë!

Nëse PD u deklaron haptaz që tani mbështetësve të saj koalicionin me LSI-në, kjo do t’i demotivonte ndjeshëm ata. Pjesa më e madhe e mbështetësve të PD-së nuk e duan një koalicion të dytë me LSI-në, pasi prej koalicionit të parë në vitin 2009 nisi edhe rrënimi i partisë së tyre. Mbështetësit e PD-së nuk duan rikthim në pushtet me ‘patericën’ e LSI-së sepse e dinë që kanë për të qenë sërish të pashpresë. Në këto kushte, Roland Bejko, nuk do ta pranojë publikisht koalicionin me LSI-në sepse e di që kjo i prish punë me të vetët, prandaj në çdo rast nxiton të theksojë se s’ka marrëveshje mes dy palëve. Sigurisht që mund të mos ketë marrëveshje të shkruar, por kjo as nuk shton dhe as nuk heq asgjë prej asaj që tani është fakt; PD-LSI janë bashkë në Gjirokastër, po ndajnë me njëra-tjetrën ‘tepsinë’ e pushtetit të bashkisë. Ndërkohë për LSI-në s’ka asnjë problem të deklarojë së është në koalicion me PD-në. LSI-ja ka thjesht qëllim pushtetin, të vazhdojë të jetë pjesë e ‘tepsisë’, pavarësisht me kë është në qeveri, me PD-në apo PS-në. Ndonëse tani PD është futur në ‘tepsinë’ e pushtetit të Bashkisë Gjirokastër, ajo i druhet asaj çfarë e pret; zgjedhjet lokale! Zamira Rami do të kërkojë një mandat të dytë, por kësaj here në koalicion me PD-në. Kjo e fundit nuk e kapërdin dot që këtë bashki t’ja lëshojë sërish LSI-së. Të dyja bashkë e provuan në vitin 2011 dhe nuk e fituan dot Bashkinë Gjirokastër. Sot e tutje është e kotë që PD-ja të sillet sikur është në opozitë me Zamira Ramin, pasi këtë fabul nuk e beson më askush. U bë që u bë kjo ‘martesë’ e dytë, të paktën çojeni stekën e kërkesave te Zamira Rami, mos u mjaftoni vetëm me Benard Pollon dhe Mimoza Çomon.

©ArgjiroLajm.net 

Related Posts

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Vlorë, 3 të plagosur

11/04/2026
“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…
Kryesore

“Postat greke me flamurin në gjysmë shtizë!”- Nga Peshkopia në Sarandë, raportet e Sigurimit ditën që vdiq Enver Hoxha: Në Gjirin e Rodonit e Ksamil janë dy anije sovjetike, në kufirin me Jugosllavinë…

11/04/2026
Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!
Kryesore

Pashka ortodokse, Kryepeshkopi Joan mesazh besimtarëve: Të bëhemi paqebërës në një botë që po shkatërrohet nga urrejtja!

11/04/2026
Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension
Kryesore

Programi “Pas shkolle” nis në shtator, Kumbaro fton dhe mësuesit në pension

11/04/2026
Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë
Kryesore

Pashkët, fluks udhëtarësh në Kakavijë

10/04/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

Dyshohet se ra nga tarraca, ndërron jetë pronari i hotelit në Gjirokastër

10/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50

Jordan sportisti më i pasur, Ronaldo komandon në futboll/ Vetëm një grua në top-50

11/04/2026
Portieri i Interit me ide të qarta: Kërkojmë trofe, japim maksimumin në fundin e sezonit

Portieri i Interit me ide të qarta: Kërkojmë trofe, japim maksimumin në fundin e sezonit

11/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al