• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë fshihet pas sulmeve të TV Gjirokastra kundër Zamira Ramit dhe kujt i intereson goditja e saj (VIDEO)

16/11/2017
Çfarë fshihet pas sulmeve të TV Gjirokastra kundër Zamira Ramit dhe kujt i intereson goditja e saj (VIDEO)

Deri para zgjedhjeve të 25 qershorit, kryebashkiakja e Gjirokastrës, Zamira Rami, kishte një marrëdhënie të privelegjuar me televizionet lokale në Gjirokastër. Ato ishin në dispozicion të saj në çdo kohë, madje i shkuan nga pas me kamera kur ajo shkarkoi drejtorin e ujësjellësit Dashamir Qeli, a thua se ky ishte ndonjë akt heroik apo gjest për t’u përshëndetur nga Rami. Përkundrazi, deri më tani mbahet mend si njolla më e errët në mandatin e saj si kryebashkiake e Gjirokastrës.

Megjithatë ky është një diskutim më vete. Kryebashkiakja i kishte dyert e hapura te Alpo Tv, i cili deri pas zgjedhjeve ishte marrë me qira prej LSI-së. Për shkak të koalicionit PS-LSI, Rami kishte akses të plotë edhe tek Televizioni Publik Gjirokastra. Çdo punë e saj, madje edhe në ato raste që kishim të bënim thjesht me ushtrim të detyrave funksionale nga bashkia, paraqitej si kronikë më vete në TV Gjirokastra, për të krijuar përshtypjen në publik se ajo po punon.

Por sot nuk është më kështu. Ka të paktën dy muaj që TV Gjirokastra ndërton gati çdo ditë një kronikë te edicioni i lajmeve, ku kritikon punën e Bashkisë Gjirokastër. Kjo rrjedhimisht është një goditje dhe amortizim për Zamira Ramin. Për shembull, në edicionin e lajmeve të një dite më parë, zinte vend një kronikë gati dy minuta e gjatë, e cila lidhej me mungesën e ndriçimit publik në rrugët e brendshme të Gjirokastrës.

E ndërtuar qëllimisht edhe me efekte muzikore në sfond, synimi i kronikës ishte ta prezatonte realitetinn sa më të zi, duke i faturuar kështu një tjetër rekord negativ performancës të Zamira Ramit si kryebashkiake e Gjirokastrës. Dikush mund të thotë me të drejtë se media këtë rol ka, të monitorojë punën e institucioneve publike dhe të të zgjedhurve. Natyrisht që po. Ky është një prej funksioneve bazë të mediave në një shoqëri demokratike. Ditë më parë TV Gjirokastra ka transmetuar edhe plot kronika të tjera që ‘nxirnin zbuluar’ punën e kryebashkiakes Rami në menaxhimin e qytetit. Sigurisht që në ato kronika sikundër edhe te ajo e djeshmja për mungesën e ndriçimit publik nuk kishte të pavërteta. Problemet që ngre TV Gjirokastra qëndrojnë dhe janë shqetësim për qytetarët.

Befasues është ndryshimi i menjëhershëm i linjës editoriale që televizioni publik në Gjirokastër mori ndaj kryebashkiakes së LSI-së, sapo kjo e fundit përfundoi në opozitë. Para 25 qershorit, TV Gjirokastra ishte po njësoj si Alpo Tv, dy media që i bënin ‘lavazh’ punës së kryebashkiakes Zamira Rami. Po përse kjo qasje e re e televizionit publik në Gjirokastër ndaj Bashkisë?

Natyrisht që është po i njëjti staf i cili më parë promovonte punën e Zamira Ramit dhe për më tepër ky ndryshim nuk është se vjen nga fakti që papritur ata u bënë më parimorë si gazetarë e drejtues. Thjesht përgjigjen duhet ta kërkojmë te prishja e koalicionit PS-LSI dhe çfarë është më e rëndësishmja tek beteja e radhës që po afron; zgjedhjet lokale të vitit 2019. Objektivi është të defaktorizohet akoma më shumë LSI-ja në Gjirokastër dhe modeli i qeverisjes së saj në nivel vendor, me kryetaren Zamira Rami. Kjo përkthehet në një bonus jo të vogël për PS-në. Pra, qasja e re kritike e Tv Gjirokastra ndaj Zamira Ramit dhe Bashkisë Gjirokastër, vetëm me rastësinë nuk lidhet. Në videon më poshtë mund të shihni kronikën e një dite më parë si ‘shuplakë’ kundër punës së Bashkisë Gjirokastër. ©ArgjiroLajm.net

Related Posts

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë
Kryesore

Dy kushtet e Ramës për kryebashkiakët që duan të rikandidojnë

21/03/2026
Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza
Kryesore

Rama: Nëse çmimi i naftës kalon vlerën 220 lekë, do ulet me 20% akciza

21/03/2026
Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe
Kryesore

Lëvizje në PS, Rama ndryshon drejtuesit në disa qarqe

21/03/2026
Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë
Kryesore

Sot asambleja e PS, pritet zgjerim i strukturave në diasporë

21/03/2026
Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil
Kryesore

Shtrenjtimi i naftës/ Rritet në 200 lekë çmimi i biletës së linjës Sarandë-Ksamil

20/03/2026
Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!
Kryesore

Sëmundja e rrezikshme shfaqet në Greqi, Shqipëria ndalon importin e kafshëve!

20/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Lazio merr 3 pikë, triumfon në Bologna

VIDEO/ Lazio merr 3 pikë, triumfon në Bologna

22/03/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Përballje direkte që ndryshojnë “Final Four” dhe fundin, mësoni ndeshjet që do luhen

AXHENDA E SUPERIORES/ Përballje direkte që ndryshojnë “Final Four” dhe fundin, mësoni ndeshjet që do luhen

22/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al