• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë ndodh pas largimit të Prodës. Si do të zgjidhet drejtori i ri

02/03/2026
Çfarë ndodh pas largimit të Prodës. Si do të zgjidhet drejtori i ri

Sipas ligjit për Policinë e Shtetit Ministria e Brendshme duhet të hapë garën për drejtor të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili duhet të zgjidhet me konkurs. Ministria e Brendshme shpall thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Thirrja për paraqitjen e shprehjes së interesit qëndron e hapur për 7 ditë.

Ministria e Brendshme përcakton në thirrje adresën e postës elektronike, si dhe adresën postare në të cilën aplikantët dorëzojnë shprehjet e interesit. Pas përfundimit të afatit 7-ditor për paraqitjen e shprehjes së interesit, Ministria e Brendshme publikon në faqen zyrtare emrat e kandidatëve.

Brenda 10 ditëve pune nga përfundimi i afatit të dorëzimit të shprehjeve të interesit, Komisioni i Posaçëm kryen vlerësimin paraprak, me qëllim verifikimin e plotësimit të kushteve ligjore. Nëse është e nevojshme, Komisioni kërkon informacione të mëtejshme prej kandidatit, institucioneve publike, apo punëdhënësit të kandidatit.

Në përfundim të vlerësimit paraprak, Komisioni harton listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet ligjore dhe të kandidatëve që nuk i plotësojnë këto kushte bazuar në dokumentacionin e paraqitur nga kandidati dhe dokumentacionin shtesë të mbledhur nga Komisioni.

Komisioni organizon seancë dëgjimore me kandidatët dhe i njofton ata të paktën 3 ditë para seancës dëgjimore. Anëtarët e Komisionit i drejtojnë pyetje kandidatit në përputhje me kriteret e vlerësimit.

Procesi i verifikimit të përmbushjes së kritereve dhe i vlerësimit të kandidatëve bëhet nga

Komisioni i Posaçëm, me përbërjen si vijon:

a) Një nga zëvendësministrat, i caktuar nga Ministri i Brendshëm, kryetar;

b) Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme, anëtar;

c) Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, anëtar.

Komisioni cakton datën dhe orën e seancës dëgjimore. Seanca për secilin kandidat mbahet në praninë e më shumë se gjysmës së anëtarëve të Komisionit.

Në seancën dëgjimore, i jepet fjala kandidatit i cili ka në dispozicion 20 minuta për të bërë një prezantim. Pas prezantimit, çdo anëtar i Komisionit ka të drejtë t’i drejtojë pyetje kandidatit.

Brenda 48 orëve nga seanca e fundit dëgjimore, Komisioni përpunon të dhënat dhe harton tabelën përfundimtare të vlerësimit të kandidatëve. Komisioni rendit kandidatët sipas pikëve të marra duke filluar nga kandidati që ka marrë më shumë pikë.

Në përfundim të renditjes, ministri i propozon kryeministrit listën me kandidatët me vlerësimin më të lartë. Propozimi i ministrit shoqërohet me një relacion i cili shpjegon procesin e ndjekur, kandidatët që u kualifikuan si dhe shkaqet për propozimin e kandidatit përkatës për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kryeministri hedh firmën i fundit.

Duke u respektuar të gjitha afatet kohore brenda muajit mars do të kemi emrin e ri të drejtorit të përgjithshëm të policisë.

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
tepelene thike plagosje
Kryesore

Sherr me sende të forta mes dy të rinjve në Tepelenë

02/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Gjirokastër, 37-vjeçari rrëzohet aksidentalisht, përfundon në Spitalin e Traumës

02/03/2026
Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati
Kryesore

Konflikt për kullotat në Asim Zeneli, procedohen penalisht dy vëllezër nga Lazarati

02/03/2026
Gjirokastër, dhëndri rreh vjehrrën, arrestohet nga policia
Kryesore

350 kg kanabis që u kapën në Kakavijë, pronari i kamionit shpallet në kërkim

02/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë

Këlcyrë/ Procedohet 56-vjeçari nga Dragoti, dyshohet se kanosi me armë sportive një 20-vjeçar

03/03/2026
Gjirokastër, sherr me grushta në ‘Granicë’, dy persona përfundojnë në Prokurori

Gjirokastër, aksidentohen dy të rinj në “Granicë”

02/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al