Një tërmet i fortë, me magnitudë 6.1 ballë ka goditur sot Greqinë, por fatmirësisht nuk ka shënuar viktima.
Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qënë në 74 km në perëndim të Chania, në Kretë por lëkundjet janë ndier shumë edhe në Athinë.
Tërmeti u regjistrua në orën 8:23 të mëngjesit të sotëm, ndërsa lëkundjet e tërmetit u ndjenë në gjithë Peloponezin. Sipas vlerësimeve, tërmeti kishte thellësia prej 56 km.










