Prej disa ditësh në Parkun Kombëtar të Butrinit, i mbrojtur nga UNESCO, ka nisur ndërtimi i një objekti pranë mureve prehistorik. Ora News ka sjell pamjet ku shihet vendi i rrethuar dhe punëtorët që po punojnë duke hedhur beton.
Televizioni thotë se objekti që po ndërtohet është një lokal dhe drejtori i Parkut të Butrintit Gjergji Mano ka deklaruar se leja për ndërtimin e objektit brenda parkut është dhënë nga Ministria e Kulturës.
Por kjo e fundit ka reaguar sot përmes një deklarate, ku thotë se në Parkun Kombëtar të Butrintit nuk janë duke u kryer gërmime apo ndërtime të reja, por në bazë të vendimeve ligjore dhe teknike janë duke u përshtatur objektet ekzistuese me qëllim përdorimin e tyre për kryerjen e shërbimeve të standardizuara
“Ministria e Kulturës sqaron opinion publik se asnjë godinë e re nuk ndërtohet në. Parkun Kombëtar të Butrintit por ëshë duke u kryer përshtatja e ambienteve ekzistuese me struktura të përkohshme dhe në përputhje me të gjithë parametrat e parashikuara nga konventat e UNESCO-s”, thuhet në njoftimin për media të Ministrisë së Kulturës.