Në çadrën e protestës së opozitës sot pasdite u hodhën akuza ndaj kryeministrit Rama si njeri që mbështet njerëzit me rekorde kriminale. Ervin Salianji, sekretari për Aksionin Qytetar komentoi me radhë disa prej zyrtarëv, mes tyre edhe kryebashkiakun e Tepelenës, Tërmet Peçi.
“Me fitoren e tij publiçitare shkelqeu ne gjithë Shqipërinë. Tërmet Peçi vazhdon të jetë kryetar i Bashkisë Tepelenë edhe pse është akuzuar për krijim të organizatës kriminale dhe trafik të lëndëve kriminale”, tha Salianji.