• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Champions-i, Tirana sot kundër Dinamo Tbilisi

19/08/2020
Champions-i, Tirana sot kundër Dinamo Tbilisi

Skuadrat shqiptare startojnë sot sezonin e ri të Europës, duke nisur me kampionen e Shqipërisë, Tiranën. Bardheblutë do të zbresin të parët në fushë në përpjekje për te marrë një rezultat sa më pozitiv. Pasi kurorëzoi vitin jubile me titullin e munguar prej 11 vitesh, do kërkojnë pas tetë vitesh të kalojnë një tur në kompeticionet europiane. Një kualifikim që vlen shumë edhe në aspektin financiar, pasi në arkat e kampionëve të vendit do të shkonin 380 mijë euro.Në ‘’Boris Paichadze Dinamo Arena’’ skuadra e trajnerit Egbo do te përballet në orën 19:00 kundër gjeorgjianëve të Dinamo Tbilisi, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë kualifikues te Uefa Champions League.
Kryeqytetasit janë me besimin për të kaluar më tej, teksa kundërshtari cilësohet i barabartë. Ndryshe nga herët e tjera bëhet fjalë për një ndeshje teke, ku në rast barazimi kalohet në kohën shtesë me 30 minuta dhe në fund, penalltitë zgjedhin ekipin që do të kalojë në turin e dytë, aty ku do të përballen me serbët e Crvena Zvezdën.Ndërkohë, trajneri Emanuel Egbo, i cili provon për herë të parë një eksperiencë Europiane, duket se është i qartë edhe për formacionin dhe në fushë pritet të hedhë dy nga blerjet e kësaj merkato. Nigeriani pritet te rreshtoje ne fushe një skuadër me skemën 4-2-3-1, me Ilion Lika në portë.Në mbrojtje do të jenë Vangjeli, Najdovski, që pritet të debutojë, duke zënë vendin e Muçës në qendër të mbrojtjes, ndërsa në krah të djathtë, Toli pritet të mbushë hapësirën e lënë nga Albi Doka, i cili është larguar për një eksperiencë të re në Kroaci. I vetmi shqetësim është gjendja e Hoxhallarit i cili ka ndierë shqetësime. Ne rast se nuk ia del, alternativë është Ismajlgeci. Në mesfushë do të rreshtohen Batha dhe Çelhaka, ndërsa Cobbinah, Torassa dhe Calé do te ndihmojnë Muçin, të cilit Egbo i ka besuar një vend titullari. Edhe pse përballe ka një skuadër që ka bërë historinë në Gjeorgji, ne konferencën e fundit për shtyp tekniku Egbo u shpreh se beson te kjo skuadër, forca e grupit dhe te një paraqitje pozitive e skuadrës se tij.

Related Posts

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A
Sport

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën
Sport

Botërori i skive në Austri/ Tjetër paraqitje pozitive e Lara Coulturi-t, por skiatorja shqiptare nuk e përfundon dot garën

28/12/2025
Juventus e mbyll vitin me fitore, mund pastër Pisën e regjistron suksesin e 3-të radhazi në Serie A
Sport

Juventus e mbyll vitin me fitore, mund pastër Pisën e regjistron suksesin e 3-të radhazi në Serie A

28/12/2025
Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën
Sport

Egnatia, kapiteni flet para finales: Po pres me padurim, kualiteti i lojtarëve do bëjë diferencën

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

Prej 7 vitesh pa asnjë kontakt, Mali refuzon të takojë të atin

28/12/2025
Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

Legjionarët/ Tjetër paraqitje pozitive e Brojës, humbasin Lecce e Torino në Serinë A

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al