Përfundon faza e Play Off në Champions League, teksa u kualifikuan Real Madrid dhe PSG.
Real Madrid, pas fitores 3-2 në aktin e parë, dhuroi spektakël këtë mbrëmje dhe mundi 3-1 Manchester City.
Mbappe realizoi tripletë, në një sfidë fantastike për të. Anglezët shënuan golin e nderit me Nico, në fund.
Gjithçka e lehtë për PSG, me kampionët e Francës që fituan 7-0 ndaj Brest, ndërsa në takimim e parë triumfuan 3-0.