Edi Howe, trajneri i Newcastle, doli në konferencë para ndeshjes së Champions ndaj Barcelonës.
“Është e lehtë të jesh negativ në këtë moment. E kuptoj që kemi dalë nga FA Cup, por përpara kemi ndeshjen më të madhe në historinë e klubit dhe duhet ta qasemi pikërisht në atë mënyrë..
“Nuk kemi qenë kurrë më parë në këtë pozitë në Champions dhe kjo është gara më e mirë që ekziston. Duhet t’i përgatisim lojtarët për këtë ndeshje dhe nuk kemi kohë të ndalemi te zhgënjimi i fundit.
“Duhet të gjejmë energji nga diku për ta ngritur nivelin e paraqitjes në një shkallë që nuk e kemi parë këtë sezon. Vetëm në atë mënyrë mund të arrijmë ta kalojmë këtë sfidë”, tha ai.








