Lumturi e trefishtё. Sigurisht qё kjo ёshtё periudha mё e bukur qё po kalon çifti i njohur qё disa ditё mё parё mirёpriti pjesёtarёt e rinj tё familjes. Edhe nuk ishin as njё as dy, por tre fёmijё.
Bёhet fjalё pёr kёngёtarin Pharrell Williams dhe bashkёshorten e tij Helen Lasichanh, qё ka sjellё nё jetё fёmijёt mё parё gjatё muajit qё lamё pas, por e bёnё publike ditёn e djeshme pёr Vanity Fair. Kёngёtari i hit-it “Happy” qё tё gjithё e adhuruam ka edhe njё djalё mё tё madh 8 vjeç.
Ku ka gjё mё tё bukur se sa tё rritet familja kaq shpejt. Nga tre ata tani janё gjashtё dhe sigurisht shumё tё lumtur. Pёrvç kёtij lajmi tё mirё ata tё dy nuk zbuluan as gjinitё dhe as emrat e fёmijёve, por u mjaftuan vetёm duke thёnё se janё mirё dhe plotёsisht tё shёndetshёm.
Çifti ёshtё martuar qё prej tetorit tё vitit 2013, kur kishin sjellё nё jetё djalin e tyre 8-vjeçar Rocket. Nuk e dimё se si mund tё ndihen qё familja e tyre u rrit pёrnjёherёsh, por jemi tё sigurt qё dashuria u shtua shumё.