• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çiklizmi shqiptar në zi, ndahet nga jeta Besim Balla

24/08/2025
Çiklizmi shqiptar në zi, ndahet nga jeta Besim Balla

Federata Shqiptare e Çiklizmit me dhimbje të thellë njofton se u nda jeta Besim Balla, një nga figurat e shquara të sportit shqiptar të Çiklizmit.

Njoftimi i federatës:

Nesër, më 25 gusht, ora 11:00, nga ambientet e agjencisë “Alba 2000”, te Rruga e Dibrës, do të bëhet përcillja për në banesën e fundit e ikonës së çiklizmit në vendin tonë. Balla përfundoi studimet e larta si Inxhinier Mekanik, por pasioni i tij i vërtetë ishte sporti.

Si ish-sportist i ekipit të çiklizmit Partizani, ai ia kushtoi jetën përgatitjes së brezave të rinj dhe zhvillimit të këtij sporti fisnik. Nga viti 1986 deri në 2001, ai shërbeu me përkushtim si trajner i Ekipit Kombëtar Shqiptar të Çiklizmit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij sporti.

Gjatë viteve 1986–1990, ai ishte Trajner Shteti në Komitetin e Fiskulturës, në Qendrën Metodike të Përgatitjes së Ekipeve Kombëtare. Nga 1990 deri më 2001, ai ishte trajner profesionist i ekipit të çiklizmit “17 Nëntori”, duke udhëhequr sportistët drejt suksesit dhe trofeve të shumta.

Në periudhën 1991–1994, si trajner i ekipit të Sportklub Tiranës, Balla udhëhoqi ekipin drejt titullit të Kampionit Kombëtar të Shqipërisë, si në nivel individual, ashtu edhe ekipor. Në vitin 1997, ai përfaqësoi me krenari Shqipërinë si trajner i ekipit kombëtar në Lojërat Mesdhetare në Bari, ndërsa gjatë viteve 1994–1999, nën drejtimin e tij, ekipi i Tiranës u shpall fitues i disa tureve çiklistike brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 2001, ai udhëhoqi ekipin e Tiranës drejt një tjetër titulli të Kampionatit Kombëtar Shqiptar, duke përmbyllur një karrierë të ndritur, të mbushur me arritje, përkushtim dhe dashuri të pakushtëzuar për sportin. Me ndarjen nga jeta të Besim Ballës, Shqipëria humbet një nga emblemat e çiklizmit, një figurë të respektuar që ka kontribuar jo vetëm në arenën kombëtare, por edhe në atë ndërkombëtare. Familja dhe të afërmit humbën një bashkëshort dhe prind shembullor, ndërsa miqtë dhe kolegët humbën një njeri model, të përkushtuar, të ndershëm dhe të dashur.Lamtumirë Besim Balla. Do të mbetesh përherë në kujtesën dhe zemrat tona, si një njeri i madh dhe një profesionist i rrallë. Do të të kujtojmë me nderime dhe respekt, ashtu siç ti na nderove ne me jetën dhe veprën tënde.

“Ngushëllime të sinqerta familjes dhe të gjithë të afërmve” – shkruan në rrjetin social facebook, Skënder Anxhaku, President i Federatës Shqiptare të Çiklizmit.

Related Posts

Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin
Sport

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli
Sport

VIDEO/ Udinese “i rrëmben” barazimin Lazios, dy gola në Friuli

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët

27/12/2025
“Objektivi është kalimi në raundin tjetër”, Tetova optimist: Besoj te forca e grupit, ja situata në skuadër
Sport

“Jemi përgatitur maksimalisht”, Edlir Tetova: Dinamo rival i fortë, do jetë finale e luftuar

27/12/2025
Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës
Sport

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al