• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Cilat janë rrugët e Shqipërisë që do të bëhen me pagesë

27/01/2024
6 fakte për rrugën Kardhiq-Delvinë, si u rrit koste me të paktën 20 milionë euro

Vitit 2024 shënon përfundimin e disa prej veprave më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore dhe nisjen e disa projekteve të reja po ashtu të rëndësishme. Pjesa më e madhe e projekteve janë investim buxhetor ndërsa nuk mungojnë edhe projektet infrastrukturore që janë realizuar si investime private.

Por cilat janë rrugët që do të jenë falas dhe cilat mund të bëhen me pagesë?

Në listën e projekteve që mbyllen gjatë këtij viti janë Rruga e Arbrit, aksi Thumanë-Kashar, Tuneli i Llogorasë, Unaza e Madhe e Tiranës, akset Elbasan-Qafë Thanë, Orikum-Dukat, Palasë-Dhërmi, Korçë-Ersekë, Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, Peshkopi-Maqellarë, Rruga Lidhëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës me Autostradën Fier-Vlorë, aksi Qafë e Buallit Martanesh etj.

Nga këto projekte, më përjashtim të dy prej tyre, pjesa tjetër do të jenë pa pagesë.

Po ashtu, në listën e projekteve të reja që pritet të nisin në vitin 2024 është autostrada Tiranë-Durrës e cila parashikohet të dublohet. Për këtë projekt rrugor nuk parashikohet të aplikohet tarifa për kalimin në të, një fakt ky i konfirmuar edhe nga vetë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Por cilat mund të jenë segmentet ku mund të aplikohen tarifat?

Brenda këtij viti parashikohet përfundimi i aksit rrugor Thumanë – Kashar dhe tunelit të Llogarasë, teksa kalimi i automjeteve në këto segmente do të jetë me pagesë. Thumanë – Kashar ka një gjatësi prej 21 km dhe po ndërtohet përmes një kontrate koncesionare. Të ardhurat nga pagesa në rrugë do të menaxhohen nga kompania mbajtëse e kontratës, ndërkohë që sipas dokumentit, në vitin e parë të operimit tarifa do të jetë 2.1 euro, pa TVSH e përshtatur sipas rastit në varësi të klasifikimit të automjetit. Ndërkaq, sa i takon tunelit të Llogarasë ende nuk është kryer një vlerësim mbi nivelin e pagesës. Gjithsesi, në këtë rast menaxhimi do të kryhet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke qenë se tuneli është ndërtuar me fonde nga buxheti i shtetit.

Pak javë më parë, gjatë inspektimit të punimeve në Thumanë – Kashar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se në çdo rast do të ketë edhe alternativa rruge, pa pagesë.

Aktualisht, në Shqipëri pagesa në rrugë aplikohet vetëm në rrugën e Kombit. Tarifa është në masën 5 euro ose 660 lekë, duke qenë se në konsideratë merret kursi i këmbit në kohën kur ka nisur aplikimi i saj. Ndërkaq, rreth 8 vjet më parë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim realizoi një studim, duke i rekomanduar qeverisë vendosjen e tarifave edhe në akse të tjerë rrugorë, sikurse është Tiranë – Durrës, Tiranë – Elbasan, Rruga e Arbrit, Elbasan – Kapshticë, etj., Por deri më tani nga institucionet shtetërore është konfirmuar se aksi rrugor Tiranë-Durrës që është aksi më i rëndësishëm i qarkullimit në vend, do të vijojë të aksesohet falas edhe pas investimit të planifikuar. (Ola Mitre)

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al