Kreu i policisë Gjirokastër, Ardian Çipa, ka bërë një bilanc të punës 6 mujore të institucionit që ai drejton. Në një intervistë për RTSH Gjirokastra, Çipa thotë mes të tjerash se qarku Gjirokastër ka një nivel të ulët të krimeve kundër personit. Sa i përket kultivimit të kanabisit, Çipa thotë se ambicia për këtë vit është që ky qark të hiqet përfundimisht nga harta si një njollë problematike teksa thekson që rastet e kultivuara janë gjithnjë e më të pakta.
“Ne nuk kemi investime të dyshimta në të gjithë qarkun. Kjo tregon që grupet kriminale nuk e shohin fare si ambicie për të investuar në këtë qark. Kjo është punë edhe e institucioneve ligjzbatuese si policia, prokuroria e gjykata që kanë dhënë vendimet e duhura dhe kanë ndëshkuar persona që kanë shfaqur tendeca të tilla”, tha Çipa.
Ai ka folur gjithashtu për rolin e policisë në mbarëvajtjen e sezonit turistik dhe parandalimin e zjarrvënies. Më poshtë intervista e plotë e Çipës. ©Argjiroja.net









