Zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi njoftoi se më 8 dhjetor, në Ditën e Rinisë, Meta do të organizojë në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti një tubim mbarëpopullor që synon nisjen e një dialogu me Shqipërinë.
“Në 8 dhjetor 2019, në DITËN E RINISË, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta organizon në Sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti, aty ku dhe nisi Lëvizja Studentore e viteve ’90, një tubim mbarëpopullor që synon Nisjen e një Dialogu me Shqipërinë!
SHQIPËRIA E PARA! 🇦🇱”, shkruan Blushi në Facebook.