• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmenduria e OSHEE Gjirokastër, kabina elektrike vazhdon të jetë brenda pallatit. Banorët bëjnë thirrje për ndihmë (VIDEO)

05/09/2018
Çmenduria e OSHEE Gjirokastër, kabina elektrike vazhdon të jetë brenda pallatit. Banorët bëjnë thirrje për ndihmë (VIDEO)

Kaosi i ndërtimeve të dekadave të fundit dhe mungesa e projekteve të mirëfillta elektrike po kthehet në burim rreziku për shumë banorë dhe sidomos ata të lagjeve periferike në Gjirokastër.

Nga ana tjetër prania e kabinave elektrike mjaft të amortizuara pjesë e linjës 20KW brenda pallateve të banimit për objektet e ndërtuara prej fillimit të viteve ’60 duket se nuk ofron më garanci për jetën e banorëve.

Qytetarët e një pallati në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër thonë se bashkëjetojnë më frikën nga kabina elektrike e katit të parë. Ata thonë se gjendja e kabinës pronë e OSHEE mbetet problematike megjithëse porta e saj është ndërruar rreth 1 muaj më parë pas ankesave të shumta të banorëve.

Banorët janë të frikësuar për shkak të shkëndijave që dalin prej hyrjes së kabinës dhe zhurmave që krijohen brenda kabinës. Defektet elektrike e kanë shpërthyer disa herë portën ndërsa banorët mendojnë se thjesht i ka ndihmuar fati që ende nuk ka të lënduar prej këtyre incidenteve.

Por në një reagim të OSHEE kompania thuhet se nuk ka asnjë rrezik për kabinën që ndodhet në këtë zonë dhe ajo është brenda normave të sigurisë. Sipas OSHEE, kabina është e kontrolluar dhe investim i kohëve te fundit ku nuk ka patur asnjëherë ndonjë incident.

Megjithatë gjatë 5 viteve të fundit kanë humbur jetën nga rryma elektrike në kushte e rrethana të ndryshme të paktën 8 persona në të gjithë qarkun Gjirokastër. Por numri i të aksidentuarve të cilët i kanë shpëtuar vdekjes është më i lartë.

Hetimet e rasteve vërejnë se në më shumë se 80 për qind të rasteve qytetarët janë viktima të kontaktit të pavullnetshëm me tensionin e lartë në kohën që kanë qenë duke kryer punë të ndryshme kryesisht në tarracën e pallateve apo të bizneseve dhe shtëpive. Disa aksidente kanë ndodhur në kohën që është tentuar të hidhet soletë në katin e tretë, është synuar të lyhet tarraca apo edhe veprime të lidhjes së paligjshme të energjisë nga shtyllat e tensionit të lartë./tch

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

Fund tragjik për trajnerin spanjoll dhe tre fëmijët, ndërrojnë jetë pas fundosjes së varkës

27/12/2025
KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

KE i FFK-së mbajti mbledhjen e fundit për këtë vit; 2025 vlerësohet vit i suksesshëm për futbollin kosovar

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al