• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmimet e taksat rriten, por Shqipëria nuk çohet

06/02/2022
Jetëgjatësia e shqiptarëve në 70 vjet u rrit me 42%, por u tkurr nga pandemia

Nga Emili Biboli

Vendin tonë prej kohësh e ka kapluar vala e rritjes së çmimeve dhe zmadhimit të problemeve ekonomike. Rritjet kanë prekur fillimisht produktet ushqimore, duke vazhduar më pas me naftën, benzinën, gazin, materialet e ndërtimit dhe lëndën drusore. E mirëkuptoj rritjen e produkteve të importit sepse çmimet përcaktohen nga tregjet ndërkombëtare. Çfarë nuk mirëkuptoj dhe nuk më duket aspak e drejtë janë rritjet e çmimeve të produkteve bazë, përmendim këtu bukën nga 70 në 90 lek, mielli nga 100 në 120 lek, sheqeri nga 75 në 90 lek, qumështi nga 140 në 160 lek, vezët nga 18 në 23 lek për kokërr e shumë të tjera. Një pjesë e kësaj rritjeje është realisht abuzive. A duhet të mbajë dikush përgjegjësi?

Në shtatorin e vitit 2021, Banka e Shqipërisë deklaroi se rritja e çmimeve është kalimtare dhe se në vitin 2022 pritet që të stabilizohet situata. Mirëpo në Shqipëri deklarata në fjalë nuk po vërtetohet ende sepse rritja e çmimeve ndër vite, asnjëherë nuk ka qenë kalimtare dhe çmimet janë rritur gjithnjë e më shumë.

Ndërkohë populli shqiptar fatkeqësisht duket se nuk shfaq interes, apo reagim ndaj spekulimeve dhe gjendjeve të tilla. Kurrë nuk e kam parë popullin e vendit tim të protestojë për rritjen e çmimeve, apo edhe raste të tjera ku preket interesi dhe ekonomia respektive familjare. Në një vend normal populli do t’ia kishte prishur rehatin qeverisë dhe do të kishte reaguar nëpërmjet protestave, dhe gjithë mekanizmave të tjerë të mundshëm, të njohur dhe të pranuar.

Por jo këtu. Shqipëria nuk është një vend normal. Një pjesë e mirë e jona del me qejf në protestë sapo vjen thirrja nga partia së cilës i bën tifo.

Ne duket se nuk duam t’ia dimë për rritjet e çmimeve, taksat që vetëm shtohen, për problemet që lidhen me ekonominë, rendin, shëndetësinë, arsimin, kulturën dhe së fundmi edhe me drejtësinë shqiptare.

Qeveria nga ana tjetër vazhdon e qetë dhe e lumtur të veprojë sipas qejfit dhe të justifikojë e shesë gjithë kohës sapunin për djathë sepse e njeh mirë tashmë këtë popull. Qeveria e di mirë se modelet e atyre vendeve të cilat kërkojnë të drejta, reagojnë, protestojnë. Qeveria e di mirë se ky popull vdes ta vrasë kohën duke u marrë me llogjet politike dhe duke mbyllur përherë njërin sy (ose të dy në fakt) përpara problemeve reale. Qeveria e di mirë se ky popull reagon fort për ngjarje banale por kurrë kur shkelen të drejtat e tij dhe thika i shkon deri në kockë. Dhe në fund ndonëse i pakënaqur apo i revoltuar, pasi ka harruar gjithçka, i njëjti popull vrapon për tu dhënë përsëri të drejtën qeverive që të bëjnë çtë duan, sigurisht nëpërmjet votës. Po përse ndodh kjo? Ndodh sepse ne harrojmë shpejt. Çudia më e madhe në Shqipëri 3 ditë zgjat dhe më pas kthehemi përsëri aty ku ishim, pa u menduar e reflektuar sadopak.

Me keqardhje mund të themi se sot populli ynë sillet dhe vepron si një entitet i nënshtruar dhe mbi të gjitha nuk përpiqet të ndryshojë, apo ta ndryshojë fatin e vet. Ky popull midis të qënit i fortë dhe i dobët ka zgjedhur këtë të dytën. Mbase sepse kjo nuk kërkon përpjekje. Sovrani është fuqia më e madhe e një vendi, por me sa duket ende nuk e ka kuptuar se sa i fuqishëm është. Të paktën shumë më i fuqishëm se ata pak veta që ka mbi kokë e që sillen si padronët tanë, të vendit tonë apo edhe të ajrit që thithim./ Fjala.al

Related Posts

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)
Kryesore

E mori nga rruga dhe e strehoi në shtëpi, qeni pitbull kafshon për vdekje fëmijën 2-vjeçar të emigrantit shqiptar në Greqi (VIDEO)

07/12/2025
Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë
Kryesore

Tonelatat me plehra, Kroacia shqyrton mundësinë e padisë ndaj Shqipërisë

07/12/2025
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Sherri për parakalimin me makinë, plagoset me armë 37-vjeçari

07/12/2025
Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës
Kryesore

Partizani fiton derbin me Tiranën, bardheblutë “zhyten” në fund të tabelës

07/12/2025
Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari
Kryesore

Në kërkim për dëshmi të rreme dhe futje të sendeve të palejuara në burg, arrestohet në Kapshticë 36-vjeçari

07/12/2025
Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur
Kryesore

Aksidentohet furgoni i FNSH, dy policë të plagosur

07/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, dy gola ndaj Juves

07/12/2025
Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

Kush është drejtuesi më i rrezikshëm i makinës? Studimi zbulon grupmoshën më të pasigurt në timon

07/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al