Disa të rinj kishin shkuar në plazhin e Himarës për të pushuar disa ditë.
Ata vendosën të hanin diçka të shpejtë dhe vendosën të uleshin pranë një fast-food-i.
Djemtë porositën 3 sufllaqe dhe disa pije freskuese.
Pasi mbaruan ushqimin dhe kërkuan faturën vunë re me lemeri se çmimi i një sufllaqeje ishte 700 lekë të reja, shkruan JOQ.
Ata ishin tre veta dhe paguan 2100 lekë të reja vetëm për sufflaqet.
Të rinjtë shprehen se edhe rizoto me fruta deti nuk kushton kaq shumë.
Ky është një tjetër rast ku tregohet mjaft qartë abuzimi me çmimet në zonat e jugut gjatë sezonit veror.
Kujtojmë se një sufllaqe në Tiranë, nuk kushton më shumë se 150 lekë të reja.