• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Como trondit Napolin, i eliminim nga Kupa, Conte “fshin” edhe Serie A: Gara për titull?: Të mos bëhemi qesharak…(VIDEO)

11/02/2026
Como trondit Napolin, i eliminim nga Kupa, Conte “fshin” edhe Serie A: Gara për titull?: Të mos bëhemi qesharak…(VIDEO)

40 vite pritje për t’u rikthyer në fazën gjysmëfinale të Kupës së Italisë, me Como-n që rishkruan historinë, këtë herë duke eliminuar Napolin. Pas zhgënjimit në Champions, Conte e sheh veten jashtë një tjetër turneu, tani i mbetet vetëm Serie A, por dhe aty janë shumë larg garës për titull. Como dhe Fabregas shijojnë një sukses të rëndësishëm, por tani, në gjysmëfinale i pret Inter.

Në “Maradona”, ishte pikërisht Como që kaloi e para në avantazh, me Baturina-n që u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 39-të. Me fillimin e pjesës së dytë, Napoli u rikthye në lojë ku Vergara finalizoi me gol një aksion të bukur. Në minutën e 74-ët, Conte hodhi në fushë edhe të munguarin e madh, Romelu Lukaku-n, me belgun që mori vendin e Hojlund. Pjesa e mbetur e kohës së rregull nuk solli ndryshim në rezultat, me dy ekipet që iu drejtuan ruletës së penalltive. Nga pika e bardhë, nga tetë tentativa në total, Napoli gaboi në dy raste, ku Lukaku dhe Lobotka zhgënjen duke bërë që Como të shpërthente në festë për këtë kualifikim.

Pavarësisht eliminimit, Antonio Conte nuk i kurseu elozhet për djemtë e tij: “Nderim për këta djem që po bëjnë gjëra të jashtëzakonshme. Vinim në këtë sfidë pasi kishim luajtur kundër Genoa-s para tre ditësh, ndërsa Como vinte pas 10 ditëve pushim. Fituam Superkupën në kushte emergjence, por kemi dhe një titull në CV. A është Napoli në kushte për të fituar Serie A? Jemi 9 pikë larg kreut. Inter po lundron, ndërsa janë në garë edhe Milan e Juventus. Të përpiqemi të jemi serioz edhe në pyetje, në të kundërt bëhemi qesharak”, u shpreh Conte pas ndeshjes.

Related Posts

West Ham ndal United, Sesko i shpëton në limite, tifozi unik ngel pa qethur
Sport

West Ham ndal United, Sesko i shpëton në limite, tifozi unik ngel pa qethur

11/02/2026
Disfata në klasike i kushton shtrenjtë, De Zerbi largohet nga Marseille
Sport

Disfata në klasike i kushton shtrenjtë, De Zerbi largohet nga Marseille

11/02/2026
VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League
Sport

VIDEO/ Shpërdoron avantazhin e dyfishtë, Chelsea zhgënjen në Premier League

10/02/2026
Dëmtimet penalizojnë Partizanin, dy mungesa të sigurta në Europë
Sport

Frymë pozitive te “Demat” e Partizanit, grupit i bashkohet një titullar

10/02/2026
Intervista e rrallë e norvegjezit që fitoi medalje, pranon në TV se e tradhëtoi të dashurën
Sport

Intervista e rrallë e norvegjezit që fitoi medalje, pranon në TV se e tradhëtoi të dashurën

10/02/2026
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Në Turqi zbulojnë prapaskenat: Trabzonspori po mendonte largimin e Muçit në janar

10/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Getinjo flet hapur: Është kohë e vështirë për tekstshkruesit si unë, nuk kam asgjë me të tjerët, ka bukë për të gjithë

Getinjo në një romancë? Kush është bukuroshja krah tij?

11/02/2026
West Ham ndal United, Sesko i shpëton në limite, tifozi unik ngel pa qethur

West Ham ndal United, Sesko i shpëton në limite, tifozi unik ngel pa qethur

11/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al