• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çonin njerëz me viza false në SHBA e Kanada, SPAK mbyll hetimet, dërgohen në gjykatë 24 të pandehur (Emrat)

16/07/2021
Çonin njerëz me viza false në SHBA e Kanada, SPAK mbyll hetimet, dërgohen në gjykatë 24 të pandehur (Emrat)

Sot më datë 16 Korrik 2021, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, paraqiti në gjykatë kërkesë për kalimin për gjykim të çështjes tw vitit 2019 ndaj 24 të pandehurve.

Personat e pandehur janë:

Bukurije Ahmetaj, Elvis Ahmetaj, Fatmir (alias Elvis) Qema, Eduard Haxhiu, Altin Memaj, Blerim Coka, Azem Tanushi e Arselda Memaj të akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, e për qëllime fitimi, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit ‘Grup i Strukturuar Kriminal’ dhe përmes ‘Pjesëmarrjes në grup të strukturuar kriminal’, parashikuar nga nenet 298 paragrafi. 3, 28/4, 333/a e 334/1 të Kodit Penal – në rastet e kapjes së shtetasve shqiptarë, përkatësisht:

në Calgary (Kanada) më datë 07.09.2019; në Montreal (Kanada) më 29.11.2019; më datë 06.12.2019 në Mbretëri të Bashkuar; më 08.11.2019 në aeroportin ‘Stansted’ Londër (Mbretëri e Bashkuar); më 05.12.2019 në Aeroportin ‘Ciampino’ Romë (IT); në Spanjë më datë 30.12.2019 ; më datë 26.12.2019 në Lisbonë (Portugali); më 30 Dhjetor 2019 në Berlin (Gjermani);

më datë 15 Janar 2020 në Itali; në Spanjë më datë 23.01.2020; më datë 22.01.2020 në Mbretërinë e Gjibraltarit; më 26.01.2020 në Malpensa (Itali); në Xhenova/Itali më 28.01.2020; në Aeroportin e ‘Barcelonës’ (Spanjë) më datë 10.02.2020; më 28.02.2020 në Pikën e Kontrollit Kufitar ‘Hani i Elezit’ (Kosovë); më 01.03.2020 në aeroportin e Bilbaos (Spanjë); – në tentativat për të udhëtuar nga vendet Europiane Shengen drejt Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë e SHBA-ve duke përdorur dokumente të falsifikuara nën emra shtetasish jo shqiptarë;

Bukurije Ahmetaj, akuzuar për vepër penale ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’, parashikuar nga neni 278/2 të Kodit Penal.

Altin Memaj, akuzuar për vepër penale ‘Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave’, parashikuar nga neni 189 të Kodit Penal.

Shkëlzen Avduli, akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Klajdi Llika, akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Gëzim Gjona, akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Xhelil Dautaj, akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 të Kodit Penal.

Mark Gjinaj (Gjini), akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, kryer në bashkëpunim ose më shumë se një herë, parashikuar nga neni 298 parag. 3 të Kodit Penal.

• Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale ‘Falsifikimi i dokumentave’, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal, për dokumenta të gjetura në banesë gjatë kontrollit ditën e arrestimit.

• Mark Gjinaj akuzohet dhe për vepër penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Besjan Mustafa, akuzuar për vepër penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Behar Ismailaj, akuzuar për vepër penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga neni 248 e 25 i Kodit Penal.

Ervilma Bezati akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Juxhin Tirana, akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Admir Spahia, akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Drita Sadriaj, akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Arian Koldashi, akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Aida Cenaj, akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Ilir Ferati, akuzuar për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Gëzim Breza, person nën hetim për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’, për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Besnike Tufa, person nën hetim për vepër penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufinjve’ për hyrjen e paligjshme të një personi në një shtet tjetër pa qenë shtetas i tij dhe pa leje qëndrimi në atë shtet, parashikuar nga neni 298 parag. 1 të Kodit Penal.

Ndaj të hetuarve Gëzim Breza e Besnike Tufa, në parashikim të neneve 329/a pikat 1 e 2, 328 pika 1 germa ’dh’ të Kodit të Procedurës Penale, kërkohet pushimi i çështjes, për shkak se nuk provohet të kenë kryer veprën penale që u është atribuuar.

Related Posts

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident
Kryesore

Tepelena në zi, të premten përcillen për në banesën e fundit 3 të rinjtë që u shuan në aksident

01/01/2026
E rëndë në Sarandë/ E moshuara bie nga ballkoni, humb jetën (Emri)
Kryesore

55 persona në Sarandë përfundojnë në urgjencë nga fishekzjarrët dhe alkooli

01/01/2026
“Pse m’i more o Zot?”, aktori bën reagimin prekës për të rinjtë nga Tepelena: Të lutem m’i ruaj atje lart (FOTO)
Kryesore

“Pse m’i more o Zot?”, aktori bën reagimin prekës për të rinjtë nga Tepelena: Të lutem m’i ruaj atje lart (FOTO)

01/01/2026
Hapen dyert e burgjeve, rreth 600 vetë përfitojnë nga amnistia për festat e fundvitit
Kryesore

Qeveria hap burgjet/ Ministri i Drejtësisë tregon kush përfiton nga amnistia (VIDEO)

01/01/2026
Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala
Kryesore

Viti 2026: Drejtësia do të jetë sërish kryefjala

01/01/2026
Mungesa e librezës nuk iu penalizon, hapat për të përfituar pensionin e pleqërisë
Kryesore

Sot hyn në fuqi sot rritja e pensioneve çdo muaj, ja sa përfitohet sipas kategorive

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

“Ti nuk lahesh, e ke bërë krevatin zhul…”/ Debat i FORTË mes Armelës dhe Brikenës

01/01/2026
Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

Jennifer Lopez ndan këshillat që mori pas divorcit të saj të tretë

01/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al