Humb jetën nga COVID-19 Dhimitër Nasi, ish-kryetari i Bashkisë së Përmetit. Mësohet se ish-kryetari i Bashkisë, nën siglën e PS-së u nda nga jeta në moshën 67-vjeçare. Nasi ka qenë kryebashkiaku i parë i Përmetit, i cili ka ushtruar detyrën përgjatë viteve 1992-1996.
Ndërkohë bilanci i viktimave rritet nga dita në ditë. Pak ditë më parë humbi betejën me COVID-19 ish-drejtori i AKU-së në Vlorë, Syrja Binaj. Po kështu, nuk ka fituar betejën me COVID-19 edhe ish-kryetari i Bashkisë së Lushjes, Albert Sanxhaku.
Sakaq, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije një ditë më parë se së fundmi kanë humbur jetën edhe 5 pacientë të tjerë, duke shkruar në 250 numri i viktimave. Sakaq janë 3845 persona aktivë.