Covid-19 është shtrirë së fundmi në Autoritetin Shëndetësor, Tiranë, duke i marrë jetën specialistes Mimoza Zoraqi. Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, me anë të një postimi në “Facebook”. Mimoza Zoraqi ishte një zonjë e mrekullueshme, shprehet Manastirliu, që rrezatonte mirësi, forcë dhe optimizëm.
Postimi i Manastirliut
Dje u nda prej nesh, për shkak të Covid-19, Mimoza Toska Zoraqi, specialiste e promocionit të shëndetit publik, në Autoritetin Shëndetësor të Tiranës. Eshtë një nga ata lajme që të shkaktojnë një hidhërim të papërshkrueshëm. Moza ishte një zonjë e mrekullueshme, që rrezatonte veç mirësi, forcë dhe optimizëm me buzëqeshjen e saj të pandarë. Ngushëllimet më të sinqerta familjes. U prehsh në paqe, e paharrueshmja Moza!