Koronavirusi i merr jetën mundësit dhe trajnerit të njohur shqiptar Ndriçim Troplin. Mundesi i njohur ishte prekur nga Covid-19 dhe prej disa ditësh kishte shfaqur simptoma të theksuara të sëmundjes. 55-vjeçari, mësohet se pasditen e djeshme ishte shtruar me urgjencë në Spitalin e Durrësit, por nuk mundi dot të mbijetonte. Pavarësisht trajtimit në intubim, mundësi Troplini e humbi betejën për jetën.