• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

COVID/Këshilla për përdorimin e maskave gjatë stinës së verës

24/06/2020
COVID/Këshilla për përdorimin e maskave gjatë stinës së verës

Mbajtja e maskave në vende të mbyllura dhe të frekuentuara nga shumë njerëz po kthehet në një normë, por me rritjen e temperaturave ajo mund të jetë shumë e parehatshme.

Parehatia i bën njerëzit që të mos e mbajnë maskën ose në rastin më të keq ta mbajnë atë në mjekër.

Për hir të të vërtetës, mbajtja e maskës në temperatura të larta mund të kontribuojë në shfaqjen e disa problemeve shëndetësore siç është vështirësia në frymëmarrje, irritimi i lëkurës por edhe drobitja nga i nxehti.

Më poshtë do të gjeni këshillat praktike të AgroWeb.org që do ju vijnë në ndihmë të mbani maskën dhe të ndiheni të sigurtë gjatë rritjes së temperaturave.

Zgjidhni Materialin e Duhur
Pavarësisht stilit apo ngjyrës, është e rëndësishme që maska të lejojë një frymëmarrje të patrazuar.

Nëse maska është shumë e trashë apo qëndron ngushtë, frymëmarrja do të jetë shumë e vështirë gjatë vapës.

Maskat me filtra janë veçanërisht të vështirë në frymëmarrje sepse filtri nuk lejon qarkullimin e duhur të ajrit.

Edhe nëse maska është e një materiali të lehtë, ju sërish do të jeni 70% më të mbrojtur nga koronavirusi se njerëzit që nuk mbajnë maskë.

Mjafton të siguroheni që me të të mbuloni hundën dhe gojën dhe të ruani distancën.

Si Të Parandaloni Irritimin e Lëkurës
Nëse e mbani maskën të shtrënguar për një kohë të gjatë, lëkura juaj do të irritohet me akne dhe puçra.

Për këtë arsye, ekspertët thonë se maska duhet të jetë e një materiali prej pambuku.

Pas kthimit në shtëpi, sigurohuni që të lani maskën por edhe fytyrën.

Maska duhet larë pas çdo përdorimi.

Maska Shtesë
Nëse mendoni se do të rrini shumë kohë jashtë shtëpisë, atëherë është mirë që me vete të keni disa maska të cilat mund t’i ndërroni sipas nevojës.

Djersa dhe lagështia e dëmtojnë materialin e maskës dhe e bëjnë atë më pak efikase në filtrimin e ajrit.

Mos harroni të lani duart para dhe pas zëvendësimit të maskës.

Kujdes Me Nxehtësinë
Mbulimi i gojës dhe hundës me maskë mund të vështirësojë frymëmarrjen së tepërmi për njerëzit që vuajnë nga klaustrofobia, astma apo sëmundje të tjera të mushkërisë.

Në temperatura të larta, trupi nuk do të përballojë dot nxehtësinë dhe duke shtuar dhe maskën, drobitja është e paevitueshme.

Kësisoj, shmangni daljet kur vapa është e madhe dhe mos harroni të pini ujë. Fundja, jeni më të sigurtë në shtëpi, sepse nuk keni as nevojë të mbani maskë.

Related Posts

Delfini “Mimo” përshtatet në lagunën e Venecias, shkencëtarët kërkojnë rregulla më të forta për anijet
Lifestyle

Delfini “Mimo” përshtatet në lagunën e Venecias, shkencëtarët kërkojnë rregulla më të forta për anijet

25/02/2026
Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë
Lifestyle

Ylli i ‘La Casa de Papel’ bëhet nënë për herë të parë

20/02/2026
Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji
Lifestyle

Shkencëtarët e NASA-s zbulojnë një ‘zemër të kuqe’ në mes të akullnajës në Norvegji

19/02/2026
Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet
Lifestyle

Gjumë i parehatshëm? Këto ushqime mund të ndihmojnë trupin tuaj të çlodhet

19/02/2026
Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe
Lifestyle

Trendi viral kinez/ “Përtypi, por mos i gëlltit”, metoda e rrezikshme për humbjen peshe

18/02/2026
Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale
Lifestyle

Dashuria dixhitale në Kinë/ Kur partneri ideal është…një program i inteligjencës artificiale

18/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I “zhdukur” prej javësh, Broja rishfaqet te Burnley (VIDEO)

I “zhdukur” prej javësh, Broja rishfaqet te Burnley (VIDEO)

25/02/2026
Delfini “Mimo” përshtatet në lagunën e Venecias, shkencëtarët kërkojnë rregulla më të forta për anijet

Delfini “Mimo” përshtatet në lagunën e Venecias, shkencëtarët kërkojnë rregulla më të forta për anijet

25/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al