Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha dy ditë më parë se tek Infektivi ka të rinj të infektuar me simptoma të rënda.
Sot ministrja e vë theksin tek neglizhenca e të rinjve dhe përgjegjësia e tyre ndaj masave të vendosura dhe distancimit social.
Postimi i plotë:
Sot në spitalin infektiv mes qytetarëve të shtruar, ka të rinj që po trajtohen për simptoma të rënda të shkaktuara si pasojë e COVID19, sepse virusi nuk bën dallim moshe. Sot, ka shumë të rinj që me kontaktet e shpeshta me njëri-tjetrin, pa i respektuar rregullat, rrisin mundësinë e përhapjes së infeksionit dhe e përcjellin atë tek prindërit, gjyshërit, duke i vënë ata në rrezik serioz!
Vetëm me kontributin e të rinjve, për të marrë përgjegjësi individuale në këtë kohë të pazakontë, përhapja e koronavirusit të rrezikshëm mund të frenohet!”, shkruan ministrja.
Ndaj ajo apelon:
Vendose maskën
Ruaj distancën
Laj shpesh duart
#RuajVeten #RuajTëTjerët.