Dy përfaqësues të Policisë së Shtetit kanë hyrë në ambientet e selisë së Partisë Demokratike, mbëmjen e sotme (21 tetor), aty ku ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet pas përfundimit të konferencës së jashtëzakonshme. Nga të dhënat e gazetarëve në seli, raportohet se ata do t’i komunikojnë Sali Berishës vendimin e Gjykatës së Posacme kundër tij, e po kështu do t’i sekuestrojnë pasaportën. Ish-kryeministrit i ndalohet të dalë jashtë shtetit, si dhe do duhet të paraqitet në një komisariat policie ashtu sic e parashikon vendimi për aq kohë sa masa e sigurisë është në fuqi.









