Numri dy i qeverisë dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ndodhet prej 4 orësh në godinën e Kryeministrisë, pasi GJKKO caktoi ndaj saj masat e sigurisë “pezullim nga detyra” dhe “ndalim dalje nga vendi”.
Balluku e cila akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, mendohet se ka shkuar në godinën qeveritare për t’u takuar me Kryeministrin Edi Rama, por ende nuk ka informacion zyrtar.
Sakaq mësohet se takimit Balluku-Rama në Kryeministri i është bashkuar ish-ministri Ulsi Manja.










