Edhe pse praktikisht ka nisur sezoni turistik, Saranda dhe Ksamili kanë rreth 30 minuta pa energji elektrike. Shkaqet e këtij blackout nuk dihen ende. Mungesa e energjisë krijon vështirësi për banorët dhe sidomos bizneset që këtë periudhë kanë aktivitet më të lartë. Deri më tani nuk ka ende një komunikim zyrtar nga OSHEE për arsyet e ndërprerjes së energjisë. ©argjiroja.net