Në stadiumin “Fisht Olympic” të Sochi-t po luhet ndeshja e vlefshme për Grupin B të Botërorit “Rusi 2018” mes Portugalisë dhe Spanjës. Që në minutën e tretë Cristiano Ronaldo pengohet brenda zone dhe gjyqtari italian Rochi akordon penallti. Nga pika e bardhë CR7 gjuan vetë, duke kaluar Portugalinë në avantazh. Spanja barazon në të 24’ me Diego Costën, i cili vepron i vetëm në zonën kundërshtare, gjuan saktë dhe 1-1. Dy minuta nga fundi i pjesës së parë, Ronaldo kalon sërish në avantazh Portugalinë pas një gjuajtje nga larg.