Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, në një intervistë për A-Show me gazetarin Adi Krasta tha se dosja penale për vrasjen e Klodian Rashës do të shkojë në Gjykatë shumë shpejt nga Prokuroria.
“Mund tju them që 90 përqind e dosjes që ka prokuroria është shqyrtuar nga SHÇBA, që është strukturë e Ministrisë së Brendshme. Procedurialisht është e mbyllur me prova shkencore’, tha Çuçi.
Ministri i Brendshëm foli në A-Show edhe për apelin për karta identiteti. “Jemi të mobilizuar për t’i sensibilizuar njërëzit për të rinovuar kartën e indetitetit”, tha ai.