• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi flet nga Libani: Pas riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve do rikthejmë gjithë shqiptarët

31/07/2021
Çuçi flet nga Libani: Pas riatdhesimit të 5 grave dhe 14 fëmijëve do rikthejmë gjithë shqiptarët

Qeveria shqiptare përmbylli me sukses operacionin e tretë humanitar për kthimin në atdhe të 5 grave dhe 14 fëmijëve nga kampet Al Hol dhe Roj të Sirisë. Në një intervistë në Bejrut për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, ministri i Mbrojtjes, Bledi Çuçi tha se ishte një operacion i vështirë, por i suksesshëm. Ai theksoi se do të vijohet puna për të nxjerrë të gjithë shqiptarët nga vendi ku po përjetojnë tmerre.

Si u bë i mundur organizimi i këtij operacioni të tretë?

“Është një përpjekje e gjatë që ka nisur që në operacionin e fundit, ku punonjësit e policisë bënë intervista dhe identifikuan brenda kampit gra dhe fëmijë shqiptarë. Ishin përpjekje disa mujore me autoritete kurde që administrojnë atë kamp, atë terren ku luhet një tragjedi njerëzore. Pa diskutim me koordinimin e konsullit tonë, Markut dhe të gjithë përpjekjen e bërë nga struktura e sigurisë në Bejrut arritëm të vendosim për ditën që do t’i merrnim se problemet fillojnë që nga marrja, leja nga autoritete kurde, koordinimi me shtetin sirian transporti dhe ja ku jemi sot, mund të konsiderohet i papërfunduar pasi konsiderohte kur të ulemi bashkë në Shqipëri. Është një përpjekje disa mujore që na ka çuar në një rezultat mbresëlënës. edhe duke parë aksionet, veprimet që kanë ndërmarrë persona të ndryshëm për qytetarët në ato vende, i joni është i treti dhe do të vijojmë me përpjekjet për të marrë të gjitha gratë dhe fëmijët shqiptarë që po i përjetojmë atë tmerr në ato kampe në Siri”, tha Cuçi.

Related Posts

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi
Kryesore

Aksident në Finiq, plagoset rëndë shoferi

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Lajme

55 mijë euro ryshfet kërkuan dy ish-prokurorët e Sarandës për të ndryshuar një masë sigurie

23/12/2025
Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”
Lajme

Buxheti 2026, treg i ri në Gjirokastër dhe rikonstruksion i shkollës “Urani Rumbo”

23/12/2025
Kryesore

Konfiskohen 3 milionë euro pasuri në Gjirokastër/ Karburant, biznese, troje, banesa e magazina i kalojnë shtetit

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

23/12/2025
“BBVA”, nisin përgatitjet! Ledion Liço ndan pamjet

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al