Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, pati sot një takim me disa gazetarë të politikës e që mbulojnë kryesisht Kuvendin. Takimi kishte të bënte me festat e fundvitit, por edhe si një falënderim për punën e tyre në përmbyllje të vitit 2023.
“Një mëngjes i bukur sot me disa nga gazetarët që mbulojnë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste dhe që janë një urë e rëndësishme komunikimi me publikun. Falënderues pa masë për kontributin e tyre të çmuar në raportimin e ngjarjeve dhe transparencën e jetës parlamentare. Dëshiroj vit të mbarë e të gëzuar për ta e këdo tjetër që punon në media”, shkruan Çuçi teksa publikon foto nga takimi.









