Bledi Çuçi ka zhvilluar sot takimin e parë me strukturat socialiste të Sarandës, Finiqit, Delvinës e Konispolit pasi kryeministri Edi Rama i besoi drejtimin politik të qarkut Vlorë. Çuçi thotë se me marrjen e stafetës nga Blendi Klosi do të vijojë me organizimin elektoral.
“2025 është një sfidë e madhe, jo thjesht për të fituar zgjedhjet si qëllim në vetvete, por për të qenë fuqia e madhe dhe e përbashkët ku shqiptarët shohin veten, ku shohin shpresën dhe përmbushjen e aspiratës sonë të madhe për t’u anëtarësuar në BE. Na pret një punë e madhe për ambicien e projektit #Shqipëria2023 dhe #PS2030”, shkruan Çuçi në Facebook.









