• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi me komunitetin çam në Vlorë: Rama i vetmi që kërkoi në mes të Athinës pronat dhe të drejtat tuaja, opozita ju ka vënë kandidatin në listë humbëse

01/05/2025
Çuçi me komunitetin çam në Vlorë: Rama i vetmi që kërkoi në mes të Athinës pronat dhe të drejtat tuaja, opozita ju ka vënë kandidatin në listë humbëse

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim elektoral me anëtarë të komunitetit çam në Vlorë. Bashkë me kandidatin për deputet që vjen nga radhët e këtij komuniteti, Endri Hyseni, Çuçi kërkoi mbështetje me votë për Partinë Socialiste dhe Edi Ramën në zgjedhjet e 11 majit. Në fjalën e tij para të pranishmëve, Çuçi tha se nuk është e vërtetë ajo që është thënë shpesh se komuniteti çam nuk e voton të majtën.

“Kjo vulë është tretur dhe ky takim, por jo vetëm, konfirmon se ne nuk kemi më dallime të kësaj natyre sepse edhe komuniteti çam si e gjithë pjesa tjetër e Shqipërisë e ka kuptuar që tashmë nuk bëhet fjalë për zgjedhjet në 11 maj, nëse do të votohet majtas apo djathtas, por bëhet fjalë nëse do të ecim përpara apo do të kthehemi prapë mbrapa”, tha Çuçi.

Në vijm ai renditei 5 arsyet përse në këto zgjedhje duhet votuar vetëm Partia Socialiste. Arsyet janë: transformimi i Vlorës që shtë bërë deri më tani; projektet madhore në vazhdim; oferta e opozitës e cila lë për të dëshiruar dhe kjo konfirmohet me faktin që edhe kandidati nga radhët e komunitetit çam është vendosur në një pozicion pa asnjë shans për të fituar; oferta e PS-së me Edi Ramën dhe Endri Hysenin si kandidat të spikatur nga radhët e komunitetit çam; anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Çuçi vlerësoi Endri Hysenin si një nga drejtuesit model e me integritet të institucioneve publike në Vlorë.

Duke komentuar ofertën e opozitës për komunitetin çam në Vlorë, Çuçi tha se ka shumë hipokrizi pasi duke e ditur se ata nuk marrin dot më shumë se 4 mandate në rastin më të mirë, kandidatin përfaqësues të këtij komuniteti e kanë vendosur në listë të hapur pa asnjë shans për të fituar. Ndërkohë arsye domethënëse për të votuar Edi Ramën theksoi Çuçi, është fakti se ai e ka ngritur çështjen e pronave dhe të drejtave të komunitetit çam në mes të Athinës si askush tjetër më parë.

“Më shumë se kurrë të votojmë PS dhe sidomos Edi Ramën, i cili është i vetmi udhëheqës politik në historinë e Shqipërisë që ka kërkuar në mes të Athinës pronat dhe të drejtat e komuniteti çam. Askush s’e ka bërë më përpara. Është i vetmi që ju ka dhënë dinjitet të gjithë shqiptarëve përfshi këtu dhe komunitetin çam. Thirrja ime është që në 11 maj të mos shohim majtas e djathtas, por të shohim vetëm përpara dhe të votojmë numrin 5, Partinë Socialiste”, tha Çuçi

Related Posts

Saranda: 10 foto që do ju bëjnë të vizitoni qytetin tani!
Kryesore

Lejuan ndërtimet në zonën e mbrojtur të Butrintit, 5 zyrtarë të Bashkisë Sarandë merren të pandehur (Emrat)

27/12/2025
Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit
Kryesore

Dosja “Balluku”, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë, SPAK përjashton Policinë e Shtetit

27/12/2025
E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Humbin jetën 4 alpinistë pasi i zuri orteku i dëborës

27/12/2025
Mbyllet Kakavija/ Dogana shqiptare: Shmangni lëvizjen drejt Greqisë
Kryesore

Festat, fluks udhëtarësh në Kapshticë dhe Kakavijë

26/12/2025
Emigrantët po kthehen në Greqi, fluks në Kakavijë
Kryesore

Tre shqiptarë të kërkuar arrestohen në doganën e Kakavijës

26/12/2025
Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës
Kryesore

Zbardhet qarku i Korçës, nisin reshjet e dëborës

26/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

Alba flet për kohën kur ishte e martuar: Zgjohesha në orën 6, zonjë shtëpie!

27/12/2025
Al Ain hidhet në sulm për Ylber Ramadanin, propozim konkret për mesfushorin

Lecce, Ramadani: Nico Paz më goditi me grusht, goli i parregullt

27/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al